Nisma/Në Shqipëri ndalohet tregtimi e konsumi i pijeve energjike dhe me gaz nën 18 vjeç! Stop reklamimit, gjoba 10 mijë deri 300 mijë lekë

Premte, 14 September 2018 11:22

Kuvendi pritet të shqyrtojë një projektligj që propozon ndalimin e tregtimit të pijeve energjike dhe disa kategorive të pijeve të gazuara te personat në moshën 18 vjeç, duke ndjekur në këtë mënyrë praktikën e pijeve alkoolike. Po ashtu, nisma parashikon edhe penalizimin me gjoba të rënda për të rritur që u ofrojnë pije energjike të miturve.

Subjektet që tregtojnë pije energjike do ta kenë të detyrueshme që të vendosin tabelën “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nen 18 vjeç;”, në të njëjtën mënyrë si për pijet alkoolike. Moszbatimi i kësaj dispozite do të përbëjë kundërvajtje administrative dhe do të dënohet me gjobë në masën 10 mijë lekë.
Ndërsa për të rriturit që shoqërojnë të miturin që konsumon pije energjike ka një penalitet që varion nga 10 mijë lekë deri në 30 mijë lekë, në varësi të vendit ku ofrohet pija.
Kufizime për reklamimin
Nisma parashikon vendosje kufizimesh për reklamimin në media, institucione arsimore, kinema apo teatro për të miturit të pijeve energjike apo pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar duke i barazuar ato me alkoolin në këtë aspekt.
Nisma parashikon gjoba nga 100 deri në 200 mijë lekë për reklamimet e tyre drejtuar të miturve në mjedise publike si rrugë, parqe etj.
Për zbatimin e këtij ligji ngarkohet Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore, raporton portali ekonomik SCAN
Pse ndërmerret nisma?
Referuar relacionit, projektligji i depozituar në Kuvend ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar përdorimin e pijeve energjike dhe kufizuar marketingun si të pijeve energjike ashtu dhe te pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, nga të miturit.
Megjithëse mungojnë të dhënat e hollësishme për nivelet e konsumit nga të miturit të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar dhe pijeve energjike për vendin tonë, ekzistojnë raporte të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik që tregojnë të dhëna që lidhen me tregtimin në shkollat shqiptare dhe pasojat që ka në shëndetin e fëmijëve konsumi i tyre.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...