Dy adoleshentë janë kapur dhe arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke vjedhur një dyqan.
Mësohet se ata akuzohen edhe për të paktën 4 vjedhje banesash.
Të arrestuarit janë dy adoleshentët me inicialet A. Z., dhe F. B.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Kapen në flagrancë autorët e vjedhjes së një dyqani.
Dy te arrestuarit të dyshuar edhe për vjedhje të tjera.
Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:
A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.
F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen ‘24 Maji’ këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:
- Më datë 08.05.2018 - vjedhje banese,
- Më datë 27.06.2018 - vjedhje banese,
- Më datë 06.08.2018 - vjedhje dyqani,
- Më datë 09.08.2018 - vjedhje në rrugë.
Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ‘Vjedhja’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.