5 gjëra që të gjithë prindërit duhet të bëjnë para se fëmijët të fillojnë shkollën

Hënë, 17 September 2018 06:56

Vera për fëmijët përfundon një ditë para se të fillojë viti i ri shkollor. Këtë të hënë starton shkolla, ku mijëra fëmijë do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. Por nga ana tjetër prindërit do të kenë një ditë të mbushur plotë emocione dhe pasigurira. A është shkolla e duhur për fëmijën tim? A do të përshtatet me klasën? Po me të ushqyerin? Këto janë vetëm disa nga pikëpyetjet, që sigurisht do të marrin përgjigje gjatë muajit të parë të shkollës.

Por janë edhe disa “strese” që duhen kaluar para fillimit të shkollës. Nga blerja e lapsave, letrave, çantës, blloqeve shumëngjyrshme, e deri te lloji i ushqimit që duhet paketuar çdo ditë me vete fëmijës.
Këtu janë 5 gjëra të zgjuara që të gjithë prindërit duhet të bëjnë para se fëmijët e tyre të kthehen në shkollë.
Vendosni fëmijët në një orar të hershëm gjumi, për t’u përgatitur për ditën e madhe
Vendosi orare të rrepta, se kur fëmija juaj duhet të shkojë të flejë çdo natë në shtrat. Mund të keni kundërshti, por më pas do bëhet një orar rutinë. Nga ana tjetër do ta keni të lehtë zgjimin e tyre, pasi ata nuk do të ankohen se janë të lodhur apo se duan të flenë “edhe pak”.
Bëni një rinovim veshjesh para ditës së parë të shkollës
Fëmijët po rriten gjatë gjithë kohës. Nuk është koha të mendosh se në dollapin e fëmijë tënd ka shumë rroba, por që ato s’përshtaten më. Pastroni dollapët, largoni rrobat që fëmijët nuk i veshin, para se të vendosni të rejat. Kjo do tua lehtësojë çdo ditë punën, kur bëni fëmijët gati për shkollë.
Bëjeni paketimin e drekës pa sherr me fëmijët
Nëse nuk paguani në mensën e shkollës që fëmija të hajë çdo ditë, apo nëse nuk I jepni para fëmijës që te blejë diçka, atëherë duhet të mendoni për ti përgatitur një ushqim të shijshëm.
Por çfarë do ti jepni çdo ditë me vete? Mund të ndodh që fëmija të mos e pëlqejë ushqimin e përgatitur. Kështu që do ishte mirë të bënit një kalendar javor, dhe ta vendosin diku në shtëpi ku fëmija të mund ta shihte. Në këtë mënyrë ai do të dijë se çfarë ka për të ngrënë nesër, por edhe mund ta shkëmbejë nëse do.
Bëjini fëmijët të jenë të organizuar
Organizoni ditën e fëmijës tuaj. Kur është koha për ushqim, lojëra, bërja e detyrave të shtëpisë dhe koha për kurse shkollore apo të parë televizion. Pavarësisht se çfarë niveli shkollor është fëmija juaj, një organizim i tillë do ju ndihmonte edhe ju për të bërë punët tuaja.
Sigurohuni që fëmija juaj gëzon një shëndet të plotë para fillimit të shkollës
Shpesh mund të harrojmë disa nga pjesët më të rëndësishme të kthimit në shkollë: vizita te mjeku dhe bërja e në sërë analizash të nevojshme. Vizita te mjeku, për sytë, veshët, higjiena, bakteret etj, janë mirë ti bëni para startimit të vitit të ri akademik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...