Rilindja “Privatizon” vijën bregdetare – 660 prona shtetërore në shitje në Durrës, Vlorë, Sarandë

E mërkurë, 19 September 2018 16:02

Valës së privatizimeve të nisur nga Ministria e Financave nuk i ka shpëtuar as vija bregdetare. Scan ka zbardhur data base-n e këtij dikasteri me rreth 1,900 prona në shitje apo me qira, një pjesë e mirë e të cilave janë të përqendruar në katër qytetet bregdetare, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Numri total i pronave shtetërore në këto 4 qarqe është 661.

Zona e Durrësit është ajo që numëron më shumë prona shtetërore në proces privatizimi, me 377 njësi. Pjesa më e madhe e tyre janë ish reparte ushtarake, ndërkohë që nuk mungojnë ish uzinat e fabrikat, magazinat, depot, zyrat, deri te trojet. Bie në sy se disa prej pronave janë të pozicionuara në zona mjaft të rëndësishme turistike, si Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, apo Bisht Pallë.

Vlora është qyteti i dytë për nga numri i pasurive shtetërore në shitje, me 210 pasuri. Edhe në rastin e Vlorës bien në sy prona të vendosura në zona shumë të rëndësishme turistike, si Uji i Ftohtë, Nartë apo Karaburun. Më pak prona numërohen në Lezhë e Sarandë, ku totali i pasurive shtetërore për privatizim është 74.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...