Pseudoreforma territoriale, konvikti në Kamëz menaxhohet nga Bashkia Tiranë!

E Enjte, 20 September 2018 10:54

Reforma territoriale siç nisi keq, ashtu përfundoi, dhe sot nuk rezulton e suksesshme, e pazbatueshme në terren. Përveç faktit se bashkitë sot janë të varura financiarisht nga qeveria dhe e ka në dorë ajo sa fonde u jep përmes grandeve, duke i parë me ngjyrime politike, nuk u financon projektet. Nuk u kanë kaluar as pas 4 vitesh kompetencat e plota bashkive. Një nga bashkitë e cila ka pasur probleme me kompetencat e të cilat ende nuk i kanë kaluar është Bashkia Kamëz.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, pohon se Kamza “është etalon i diskriminimit nga qeveria “Rama” në moskalimin e kompetencave ose kalimit të tyre i pashoqëruar me faturën financiare, mjetet dhe personelin e duhur”. I referohemi edhe një herë tjetër situatës. Kemi p.sh. një konvikt shkolle brenda qytetit të Kamzës, siç është konvikti i shkollës “Loro Boriçi”, i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive dhe nuk menaxhohet nga Bashkia e Kamzës, por brenda territorit tonë menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.
Ky është një problem që kërkon zgjidhje dhe predispozita e kryetrarit të Bashkisë Kamëz për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje nuk ka munguar. “Në mënyrë sistematike kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kalimin e konviktit në vartësinë tonë duke qenë se është pjesë e territorit të Bashkisë Kamëz. Jemi gjendur përballë mungesës së vullnetit të tyre për të na e kaluar këtë kompetencë, mungesës së komunikimit normal institucional”, - thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.
Madje, në një nga prej komunikimeve në përgjigjen e tij, sekretari i Përgjithshëm i MASR, Plarent Ndreca, i kujton Bashkisë Kamëz së të gjitha konviktet e sistemit arsimor parauniversitar u kanë kaluar nën administrim njësive të qeverisjes vendore.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu në shkresat dërguar Lindita Nikollës i thekson faktin se duke qenë se konvikti i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi” ndodhet në territorin e Bashkisë Kamëz, ndërkohë administrohet nga Bashkia Tiranë, ndaj ne këmbëngulim në faktin që është e papranueshme dhe e paprecedentë që Bashkia Tiranë të administrojë këtë konvikt që ndodhet në territorin e Bashkisë Kamëz.
Bashkëngjitur me shkresën përcjellëse MASR dhe Lindita Nikollës kryebashkiaku Mziu i ka dërguar edhe hartën e planvendosjes së objektit si dhe tabelën 3 “Transferta e pakushtëzuare dhe specifike për bashkitë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...