“Vrava gruan, të vras dhe ty”, si kërcënoi Fadil Kasëmi shoferin

E Enjte, 20 September 2018 14:21

“Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty”. Me këto fjalë Fadil Kasëmi i është drejtuar shoferit me të cilin ia ka mbathur pas krimit që tronditi kryeqytetin vitin e kaluar ku vrau ish-gruan e tij gjyqtare Fildez Hafizi.

Dëshmia e shoferit Klodian Tafa ka ardhur sot në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Kasëmit.
Tafa është njeriu i parë me të cilin ka komunikuar 55-vjeçari pas krimit dhe njeriu me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes por përfundoi në Komisariatin e Policisë tek zona e Brrylit.

“Kasemi më doli para makinës, kishte pistoletë. Më tha që do të hipte në makinën time por unë i thashë se kompania s’na lejon të marrim të tjerë persona. Fadil Kasemi me kërcënoi me armën që kishte në dorë. Më tha ‘Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty’”, ka treguar shoferi i makinës me të cilin lëvizi Fadil Kasëmi.

Ai tha më tej se pasi hipi në makinë, Kasëmi i ka kërkuar të ecte sa më shpejt.
“Sapo u nisa, nga pas filloi të na ndiqte një motor policie. Kalova kryqëzimin te ‘Xhamllëku’ me semafor të kuq. Pas kryqëzimit, Kasemi hoqi karikatorin nga pistoleta. U futa kundra-vajtje drejt komisariatit numër 1. E futa makinën në oborrin e komisariatit. Kasemi zbriti me armë në dorë, aty u ndalua nga policia”, ka treguar shoferi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...