Shpenzimet e bashkive për paga u rriten mbi 23% pas reformës territoriale pa funksionet e reja

Premte, 21 September 2018 06:58

Një nga synimet themelore të reformës Administrative dhe Territoriale që nisi zbatimin në vitin 2015 ishte ulja e shpenzimeve administrative dhe operacionale nga reduktimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore nga 373 komuna dhe bashki në vetëm 61 bashki. Fondet e kursyera do të mund të përdoreshin më pas për më shumë investime publike nga vetë bashkitë.

Duke zhveshur fondin e pagave të pushtetit vendor nga shpenzimet për funksionet e reja që iu dhanë bashkive në kuadër të decentralizimit, shpenzimet për paga të vendorëve janë rritur në gjashtëmujorin e parë 2018 rreth 23 për qind krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2014, një vit para se të nisi zbatimi i reformës.

Sipas të dhënave zyrtare në gjashtëmujorin e parë 10.4 miliardë lekë, nga kjo shumë 3.7 miliardë ishin fonde që ju dhanë bashkive prej transferimit të funksioneve të reja. Pa funksionet e reja bashkitë shpenzuan 6.7 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë 2018 nga 5.4 miliardë lekë që harxhuan në gjashtëmujorin e parë 2014, me një rritje 23%.

Sipas ligjit 2015, për Vetëqeverisjen Vendore funksionet e reja të transferuara në nivel vendor janë personeli edukativ në sistemin e arsimit parashkollor, personeli i mirëmbajtjes në sistemin e arsimit parauniversitar, mbrojtja nga zjarri, administrimi i pyjeve, ujitja dhe kullimi etj.

Funksionet e transferuara, për vitet 2016-2017 dhe në vitin 2018 po financohen nëpërmjet transfertës specifike të përcaktuar individualisht për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore, sipas funksioneve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave kalimi i këtyre funksioneve së bashku me burimet e financimeve përkatëse ka një efekt pozitiv në buxhetin vendor të vitit 2018, në vlerën rreth 7.4 miliardë lekë. Në gjashtëmujorin e parë u ezauruar gati 50% e kësaj shume.

Ndër përbërësit e shpenzimeve korrente, shpenzimet për personelin (paga dhe sigurime) përbënë rreth 10.5 miliard lekë gjatë periudhës së konsideruar, në rritje me rreth 10.9% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2017. Shpenzimet për personelin vijojnë të ndjekin prirje rritëse vjetore, ndonëse me ritme më të moderuara ndikuar dhe nga shuarja e efektit të rritjes së numrit të punonjësve si pasojë e transferimit të funksioneve të reja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...