Dënohen 4 shqiptarët që trafikuan me kamionë bashkëatdhetarët në Britani

Premte, 21 September 2018 11:16

Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi tentuan të trafikonin 11 bashkëatdhetarë me kamion.

Miklovan Bazegurore dhe Fation Shuti ishin dy organizuesit e tentativës e cila u zbulua më 14 Qershor të 2016-s nga Agjencia Kombëtare britanike e Krimeve.

11 klandestinët shqiptarë ishin fshehur brenda një ngarkese më rroba në kamion. Mes tyre ishin edhe dy minorenë.

Gjithashtu u arrestuan edhe Astrit Shehu dhe Bagram Hasa. Shehu ishte një pasagjer në kamion, ndërsa Hasa priste me makinë disa prej shqiptarëve në momentin që u arrestua.

Hetimet vazhduan dhe zbuluan që Bazegurore dhe Shuti ishin dy organizuesit e trafikut dhe u arrestuan, i pari më 20 Qershor të 2016-s ndërsa i dyti më 5 Dhjetor të 2017-s, shkruan AbcNews. Të dy burrat kishin qenë nën vëzhgim nga Agjencia e Krimeve prej disa muajsh.

Ata udhëtuan nga Amsterdami në Blegjikë më 13 Qershor 2016 dhe u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar ditën tjetër. Autoritet besojnë se gjatë këtij udhëtimi ata ngarkuan shqiptarët në trailerin e kamionit.

33-vjeçari Shehu jetonte në Londër, ndërsa Hasa, 56 vjeç, në Enfield. Ata kanë nënshtetësi britanike dhe u shpallën fajtorë për bashkëpunim në emigracionin e paligjshëm nga Gjykata e Kurorës së Aylesbury.

Ndërkohë edhe Shuti, 33 vjeç është me nënshtetësi Britanike, ndërsa Bazegurore me kombësi kosovare. Ata pranuan akuzat që në seancat dëgjimore në Mars.

Të katër shqiptarët u dënuan të enjten nga Gjykata e Aylsbury. Bazegurore, Shuti dhe Sheu u dënuan me nga 3 vite burg ndërsa Hasa me 18 muaj heqje lirire.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...