×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video-përgjimi/ Inspektorët e IKMT:Të jepje diçka, ta kishe mbyllur!

Premte, 21 September 2018 13:33

Pronat e familjes Bala në Jalë, shtëpi banimi dhe lokale u shembën nga fadromat e IKMT-së, 4 ditë më parë (18 Shtator). Aksioni u shoqërua me përplasjen e familjarëvë me policinë të cilët kundërshtonin shembjen e objekteve.

Familja Bala që përbëhet nga 7 kurorë, ndryshe 30 persona ka mbetur në qeill të hapur. Ata janë shprehur të revoltuar dhe akuzojnë drejpërdrejt qeverinë se u ka grabitur pronën e tyre.

Sot, ata kanë vënë në dispozion të Opinion.al një video-regjistrim ku shihen me zë e figurë inspektorët e IKMT-së Vlorë që “mësojnë” pronarin që të japë rryfshet për të shpëtuar pronën.

Videoja amatore është regjistruar me celular në lokalin (tashmë të shembur) të Balave më datë 2 shtator.

Siç shpjegon Esmeralda Bala, në tavolinë janë të ulur vjehrri i saj dhe 3 inspektorë të IKMT-së. Ata i thonë se “ne bëjmë detyrën si për ju ashtu edhe për biznset e tjera në Jalë”. Në bisedë dëgjohet inspektori që thotë se ne kemi vajtur edhe tek hoteli tjetër dhe i kemi çuar procesverbal, por seç bën ai lart është punë e tij. Pra lë të nënkuptuar korrupsionin që bëhet në zyrat e shtetit. Po kaq, inspektorët e IKMT-së i thonë pronarit të objekteve se duhet të kishe ecur edhe ti, duhet të jepje diçka.

Edhe pse kjo në dukje duket si këshillë miqësore në thelb tregon realitetin shqiptar se punët rregullohet me mik dhe me para! Dhe madje rregullohen me zyrtarë të lartë.

Biseda e zbardhur:

Inspektori: Kur të vijë puna lart thonë ma bëri kryeinspektori.
Pronari: Nuk të prek njeri me dorë se vjen me pushtet ti këtu.
Inspektori: Na nxorën traun atje, vajtëm me makinën e punës dhe na tha nuk lejohet brenda. Ca thua ti ore…
Pronari: Ne i kemi miq
Inspektori: Po bënin dy pishina të mëdhaja ata, njëra ishte me leje, tjetra pa leje.
Inspektori: Në të gjitha objektet ka bërë ai ne i kemi vajtur, kemi lënë procesverbal, se ca bën ai lart është puna e tij. Unë me timen e kam bërë, jam në rregull…
Pronari: Janë me radhë këto punë, vajti në Llogara ai s’pranonte fare se ishte pronar.
Inspektori: Të ishe ulur, ta kishe mbyllur, të jepje diçka…
Pronari: Ku do gjej unë jemi 20 vetë pa pune, me këtë jetojmë. Jam i shpronësuar nuk kam një meter katror në pronat e mia.

Ditën kur është regjistruar kjo video, inspektorët kanë lënë edhe procesverbalin për konstatimin e objekteve pa leje ndertimi. Aty shihen emrat e inspektorëve që kanë firmosur, ndërsa subjekti ka refuzuar te firmosë.

http://opinion.al/wp-content/uploads/2018/09/procesverbal-263x350.jpg 263w" sizes="(max-width: 768px) 100vw, 768px" style="box-sizing: border-box; user-select: auto !important; margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; font: inherit; vertical-align: baseline; max-width: 100%; height: auto;">

Momenti i shembjes

Videoja e dytë që shoqëron lajmin i përket datës 18 Shtator, momenti kur IKMT e mbështetur nga Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shembur objektet në Jalë. Siç shihet edhe në pamje, urdhëri i shembjes firmoset në orën 11:30 ndërsa aksioni kishte nisur që në orën 08:00 të mëngjesit.

Historia

Objektet që u shemben në Jalë janë pranë kavalishencës së ushtrisë. Siç pretendojnë familjarët ata kanë një shtëpi të vjeter me dokumente (hipotekë) dhe të tjerat i kanë patur në proces legalizimi. ALUIZNI në muajin Gusht i ka njoftuar se janë skualifikuar nga procesi. Kësisoj kanë bërë padi në gjykatë, por IKMT nuk ka pritur gjyqin duke shembur gjithçka që ata kishin ndërtuar në këto 30 vite. Familja Bala pretendon se tokën e ka me dokumente të rregullta dhe e ka përfituar sipas ligjit 7501. Ndërsa urdhëri i shembjes bazohet në një vendim të Ministrisë së Mbrotjes sipas të cilit, toka ku ishin ndërtuar objektet është pronë e ushtrisë.

Tashmë kjo familje pret drejtësi nga gjykata , ndërsa kanë apeluar gjithë institucionet në vend nga Persidenti, Avokati i Popullit e deri tek ambasadat për të ndërhyrë sepse kanë mbetur pa shtëpi dhe pa asnjë mundësi jetese, pasi të gjithë ishin të punësuar në biznesin familjar që u rrafshua nga IKMT.

/Opinion.al

Login to post comments