Grabitën 8000 euro, pranga 2 adoleshentëve në Vlorë

Premte, 21 September 2018 15:57

Dy minorenë janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi janë zbuluar si autorët e vjedhjes së ndodhur para pesë ditëve.

Ngjarja ndodhi në 16 shtator ku rreth orës 20:30, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, dy persona i kanë dalë para në rrugë shtetasit A.L., 34 vjeç, i cili transportonte lekë nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut ku kishte brenda saj një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të DVP Vlorë, në kuadër të këtij operacioni pas një pune hetimore

ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

– M.Gj, 17 vjeç, banues në Vlorë;

– N.A, 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen “24 Maji”. Sapo kanë parë policinë dy adoleshentët kanë tentuar të largoheshin por u kapën menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Login to post comments