×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E çuditshme! Turisti kërkon mjaltë me kanabis në Elbasan dhe Librazhd

Premte, 21 September 2018 16:19

Kishte dëgjuar për kanabisin në Shqipëri, turisti vjen dhe kërkon mjaltë prej tij në Elbasan dhe Librazhd.

Rasti u bë i ditur sot nga një shitës mjalti nga Librazhdi. Ai shkruan se shet mjaltë në anë të rrugës, por sot është hasur me një kërkesë të çuditshme. Një turist ka ndaluar makinën dhe e ka pyetur: A ke mjaltë prej kanabisi!

bees marijuana

Ja çfarë shkruan qytetari për një portal lokal:


Jam nga një fshat i Librazhdit. Kam disa koshere me bletë dhe dal e shes mjaltë në anë të rrugës nacionale. Sot u hasa me një kërkesë të veçantë. Një turist ndaloi makinën dhe më pyeti nëse kisha mjaltë me kanabis. Unë nuk e di gjuhën, por i kërkova ndihmë një djali që po kalonte aty pranë. Ai e përktheu. Kur mora vesh se çfarë kërkonte u habita. Por ai i tha djalit se kishte dëgjuar që në Shqipëri kishte kanabis dhe madje kishte lexuar vjet se në këtë vend prodhohej edhe mjaltë me kanabis. Ndaj po pyeste dhe ishte i interesuar që të blinte. I thashë që je adresuar gabim ore mik se ne prodhojmë vetëm mjaltë bio. Ja kjo më ndodhi sot.

Login to post comments