Nëse sëmuresh në Shqipëri vdes! Peripecitë e një të sëmuri me hemofili

Premte, 21 September 2018 21:12

“Fiks Fare” sjell në vëmendje vështirësitë dhe sorollatjen që i duhet një të sëmuri me hemofili për të marrë mjekimin e domosdoshëm për të jetuar normalisht.
Fitim Allçiu, nga fshati Kllobçisht i Peshkopisë, është i lindur me hemofili të rëndë, pasi ka mungesë të faktorit 9. “Fiks Fare” udhëtoi drejt Peshkopisë për të parë nga afër situatën dhe për të përshkruar rrugën që i duhet të bëjë një pacienti për të marrë ilaçin e domosdoshëm.

Fitimi tregon për kamerën e Fiksit se duhet të marrë një sërë dokumentesh, edhe pse është i sëmurë kronik, dhe se i duhet të udhëtojë drejt Tiranës me shpresën se do ta gjejë ilaçin. Fillimisht, Fitimit i duhet rekomandimi i mjekut të familjes dhe këtë ia siguron infermierja e fshatit me vulë dhe firmë të mjekut.

Më pas, bashkë me grupin e xhirimit të “Fiks Fare” i drejtohen Spitalit të Peshkopisë, i cili ka mungesë hematologu dhe si pasojë i drejtohen gastrohepatologut për të marrë rekomandimin nga mjeku specialist.

Pas marrjes së tij, Fitimi niset drejt Tiranës me furgon rreth orës 12:00, pasi gjithë procedurat e letrave me rekomandime i sjellin vonesa të sëmurit.
Mbërritja në Tiranë bëhet rreth orës 17:00 dhe në QSUT nuk arrin të gjejë asnjë mjek. Fitimit i duhet të paraqitet ditën e nesërme për të marrë ilaçin, e për këtë ai duhet të flejë në një hotel.
Të nesërmen i drejtohet përsëri QSUT-së së bashku me bashkëpunëtorët e Fiksit. Ilaçin që kërkon për të mbijetuar nuk e gjen. Farmacistja i shpjegon se nuk ka ilaç, nuk ka pasur dhe se nuk e di nëse do të vijë. Pak orë më vonë, atij i komunikohet se nuk mund ta marrë ilaçin pasi nuk ka.
Fitimit i duhet të kthehet në Peshkopi pas gjithë sorollatjes për ilaçin, duke shpresuar mos të ketë hematoma apo hemorragji, pasi do të rezultonin fatale për të.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...