Grabitet dhe dhunohet çifti në Bulqizë, 8 veta shoqërohen në polici

Saturday, 22 September 2018 13:16

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qytetin e Ri në Bulqizë. Nga të dhënat mësohet se pre e grabitësve ka rënë banesa e familjes Mira.

Pas ngjarjes Policia e Bulqizës kanë shoqëruar 9 persona dhe kanë shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër me në krye drejtorin e policisë Etmond Tarkaj po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kryefamiljari Ahmet Mira, 50 vjeç ka rrëfyer ngjarjen për policinë.

Ai ka thënë se tre persona të maskuar kanë grabitur dhe i kanë dhunuar bashkë me gruan 37 vjeçe.

Policia ka konstatuar nga veprimet e para hetimore se tre persona të maskuar që dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.M.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...