Dalin pamjet, si u vunë në pranga anëtarët e grupit “Bajri” (video)

Saturday, 22 September 2018 13:28

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

Në videon në fjalë shihet se si forca të mëdha policore, zbarkojnë në qytetin verior, ku kapin në flagrancë të arrestuarit, pjesë e bandës ku koka e grupit ishte Enver Bajri, ndërsa rol të rëndësishëm kishte dhe kushëriri i tij Safet Bajri, i cilësuar si ‘i forti’ i Shkodrës.

Madje në pamje shihen se një prej pjesëtarëve të bandës u kap teksa luante bilardo, madje ishte dhe armatosur. Ndërkohë, disa prej të arrestuarve kanë marrë masat të mbulojnë kokën, duke vendosur kapuça apo dhe kapele. Safet Bajri u arrestua dje në Tiranë, ndërsa grupi kriminal vepronte në Tiranë, Shkodër, Belgjikë dhe Holandë.

TE ARRESTUARIT

1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

  1. 2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
  2. 3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  3. 4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  4. 5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  5. 6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
  6. 7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
  7. 8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
  8. 9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
  9. 10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
  10. 11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim;

-Enver Bajri., 45 vjeç

-N.H., 34 vjeç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...