Grabitet një karburant në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘8 Shkurti’, ku një person i maskuar i ka dalë para rojës së karburantit, duke i marrë xhiron ditore.
Sipas informacioneve të para, një person i ka marrë rojës së karburantit xhiron ditore dhe është larguar. Grabitësi ishte i maskuar dhe nuk dihet identiteti i tij. Policia ka nisur punën për kapjen dhe identifikimin e autorit dhe zbardhjen e detajeve të tjera të ngjarjes