Një person është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 19:45 në qytetin e Elbasanit.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, por ka shpëtuar pa dëmtime.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fushë Mbret” te vendi i quajtur “Shinat”. Sakaq, policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ka arritur të identifikojë makinën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes