Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesi. Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Lezhe-Laç pranë fshatit Gajush.
Sipas policisë, një automjet u aksidentua me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit mbeti i plagosur rëndë.
Ende nuk bëhet i ditur ideniteti i të plagosurit, por është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.