Plani B i May dhe lëkundja e Merkelit

Hënë, 24 September 2018 08:18

Në Britaninë e Madhe po mendohet për planet rezervë, në rast dështimi të negociatave për Brexitin. Ndërsa në Berlin janë intensifikuar mosmarrëveshjet dhe është dobësuar pozita e kancelares.
Si pasojë e rezistencës në Bashkimin Evropian dhe planeve për Brexit, kryeministrja britanike Theresa May duket se po mendon edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Britani të Madhe. May u ka dhënë për detyrë këshilltarëve të saj politikë që në rastin më urgjent të mbahen zgjedhje të parakohshme në nëntor të këtij viti, njofton gazeta "Sunday Times". Kështu ajo synon të rifitojë mbështetjen e popullit për punën e saj si kryetare e qeverisë. Në Londër ka pasur edhe kërkesa për një referendum të ri për Brexitin, ku populli britanik edhe një herë do të thoshte mendimin e tij për këtë vendim. Negociatat e Brexitit janë futur në qorrsokak dhe aktualisht nuk dihet se si do të përfundojnë.
Brukseli dhe Berlini
Komisioneri i BE, Günther Oettinger ka kërkuar nga partitë në koalicion në Berlin që t'u japin fund mosmarrëveshjeve të shumta, sepse imazhi i këtyre partive dhe i vendit po bie nga dita në ditë. "Do të jetë gjithnjë e më e vështirë që t'u shpjegojmë partnerëve tanë në Bruksel se pse në koalicionin e madh në Berlin po shpërthejnë kriza të rregullta dhe konflikte të reja, të cilat në fakt kanë një peshë shumë të vogël", tha Oettinger, duke folur për rastin e ish-shefit të Zyrës federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Maaßen, i cili është larguar nga ky post dhe më pas është emëruar në postin e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Brendshme
Por më pas liderja e Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles ka kërkuar rishikimin e këtij vendimi, për shkak të pakënaqësisë së madhe në bazë. Pritet që me këto mosmarrëveshje të merren sërish krerët e tri partive në koalicion. Por fakt është që mosmarrëveshjet e fundit kanë dobësuar pozitën e Gjermanisë në Bruksel, sepse pozita e kancelares Merkel rrallë herë është lëkundur kaq shumë. Kjo gjendje natyrisht që influencon edhe bisedimet e Brexitit, të cilat duhet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm
Irani akuzon vendet e BE për bashkëfajësi
Pas sulmit në paradën e përgjakshme në Iran, në qytetin Ahvas ku u vranë të paktën 29 persona, qeveria iraniane ka ftuar në raport diplomatët e të paktën tri vendeve evropine. Teherani ka fajësuar këto vende për përzierje në këtë sulm terrorist. Ishte ky një sulm shumë i rëndë gjatë paradës ushtarake në Iran, ku ky vend paraqiti arsenalet e veta ushtarake. Krerët e Iranit kanë paralajmëruar vazhdimin e programeve të tyre bërthamore, pavarësisht kërkesave të shumta të vendeve perëndimore për ndërprerjen e tij.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 08:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...