Çmenduri e Veliajt, edhe fëmijët nën 6 vjeç duhet të paguajnë biletë për urban

Hënë, 24 September 2018 19:49

Biletë urbani edhe për fëmijët, gjobë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin
Prej disa javësh një vendim është vendosur në disa prej linjave të urbaneve në Tiranë dhe detyron çdo fëmijë që është mbi moshën 6 vjeç të pajiset me biletë.

Vendimi është i disa viteve më parë, por rritja e shpenzimeve, çmimi i naftës dhe kostot e larta të mirëmbajtjes i kanë detyruar operatorët privatë ta rikthejnë në vëmendje. Drejtori Teknik i Shoqatës së Transportit Publik, Kujtim Hashorva thotë se këtë herë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin do të merren masa penalizuese.

Hashorva: Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron.

Por kjo përkthehet në kosto shtesë për familjet, fëmijët e të cilëve duhet të frekuentojnë transportin publik për të shkuar në shkollë apo veprimtari të tjera. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe e cilësojnë të padrejtë.

Prindër: Është i padrejtë. Ne lëvizim disa herë në ditë, jo në shkollë, jo në kurs.

Por çfarë ndodh në Evropë?

Në Luksemburg që prej gushtit të këtij viti, çdo fëmijë dhe i ri nën moshën 20 vjeç mund të përdorë transportin publik falas, madje pa qenë të detyruar të tregojnë kartën e identitetit për të vërtetuar moshën e tyre. Në Itali fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë nevojë të pajisen me biletë ndërsa më të rriturit paguajnë një çmim të reduktuar. Por a mund të ndiqen këto politika edhe në Shqipëri?

Hashorva: Plotësisht e mundur, por shteti duhet të rimbursojë, siç rimburson veteranët apo studentët.

Në Tiranë janë rreth 300 mijë persona që përdorin transportin publik çdo ditë, për studentët personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët çmimet janë të reduktuara, por Shoqata e Transportit Publik thotë se nuk ka marrë mbrapsht asnjë rimbursim.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 19:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...