Harta: Gratë në Shqipëri nuk kanë të drejta të barabarta me meshkujt në zgjedhjen e punëve  

E Enjte, 27 September 2018 15:13

Miliarda gra në të gjithë botë iu ndalohet që të kenë të njëjtën zgjedhje në punësim si meshkujt. The Economist ka publikuar një hartë të hartuar mbi bazën ë të dhënave që ka publikuar Banka Botërore mbi kufizimet që kanë gratë në të gjithë botën për të punuar në profesione të caktuara. Mbi 100 shtete, ndër të cilat edhe Shqipëria, kanë kufizime mbi baza gjinore për profesione të caktuara.

Madje edhe vendet e pasura përpiqen që të kufizojnë vende të caktuara punësh mbi bazë gjinore, ndërsa në shumë vende në zhvillim ky fenomen është ende i hapur, shkruan The Economist. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, gratë janë të ndaluara që të punojnë në punë të caktuara në 104 shtete (shikoni hartën). Disa nga shtetet kanë publikuar listën me vendet e punës që janë cilësuar shumë të rrezikshme për t’u kryer nga gratë (në Rusi kanë të ndaluar të ngasin trenin apo anijet). Në vende të tjera gratë janë të ndaluara që të punojnë në sektorë të caktuar, natë apo në vende punë që janë “moralisht të papërshtatshme”. Në katër shtete gratë nuk mund të regjistrojnë një biznes. Ndërsa në 18 shtete bashkëshortët mund të ndalojnë gratë e tyre që të punojnë.

Qëllimi shpeshherë është që mbrojnë “seksin e dobët”. Disa ligje i vendosin gratë në të njëjtin kategori si fëmijët; ata janë të shqetësuar për vende punësh që kërkojnë përgatitje fizike, siç janë minierat, ndërtimi dhe industria përpunuese. Në Mumbai për shembull, shitëset nuk mund të punojnë me orë të zgjatura njësoj si kolegët e tyre meshkuj. Të tjera ligje përpiqen që të mbrojnë kapacitetin që kanë gratë për të bërë fëmijë. Të tilla kufizime gjinore janë ndërmarrë kryesisht në rastin e grave që janë shtatzëna apo ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, për shembull në punë që kanë të bëjnë me kimikate. Por Organizata Botërore e Punës del në përfundimin se një pjesë e këtyre kufizimeve janë shumë të prapambetura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...