Tritan Shehu publikon skandalin me checkup/ Ndëshkohen mjekët

E Enjte, 27 September 2018 16:15

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka publikuar në rrjetin social të Facebook skandalin e radhës me të famshmin checkup. Në një dokument që ai publikon një urdhër masash për 5 mjekë të Manzës të cilët detyrohen të kryejnë deri në fund të vitit 750 kontrolle mjekësore checkup-i.
Ky urdhër cilësohet komunist nga deputeti demokrat. Detyrimi për kryerjen e sa më shumë vizitave checkup i shërben koncesionit të shumëpërfolur korruptiv që Rama ndërmori me ardhjen në pushtet.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
Urdhera, qe as rregjimi i kaluar nuk guxonte t'i leshonte, per mbijetesen e Check app-it famekeq dhe te "vdekur"tashme!
Nje urdher absurd ky, qe kerkon tu percaktoje mjekeve "normen komuniste" per numrin e qytetareve per Check app.
Dhe kjo kryhet me nje ton kercenues dhe arrogant, qe nen kupton deshtimin e plote te kesaj procedure me kosto shume te larte dhe pa rentabilitet klinik, por me nje nivel korrupsioni te tej skajshem.
Mbasi dhe mosha e atyre qe duhet ta realizojne u zgjerua deri ne 70 vjec, mbasi po perdoren nje sere formash presioni mbi qytetaret dhe mbi personelin mjeksor, te gjitha pa sukses, tashme leshohen dhe te tilla urdhera anti ligjore.
Nderkaq nga buxheti i shtetit vazhdon te paguhen per kete Check app miliona Euro, per pune te pa realizura, fiktive, investime te munguara etj, ndersa shendetesia jone eshte nen nje varferie Afrikano Qendrore.
Me keqeardhje e theksoj se cfare une parashikova qe me dhjetor te vitit 2014 per kete procedure "sui generis", u vertetua plotesisht me tej ne praktike.
Me poshte po publikoj nje prej urdherve te tille, te pa ligjshem, ofenduese e denigruese per mjeket, nga nje drejtor, por qe sigurisht nuk eshte i vetmi dhe jashte nje direktive te pergjitheshme.

8f4ac237-0da5-405a-acf2-d302a4e55927 (1).jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...