Arrestohet zyrtari, kërkonte 500 mijë lek të vjetra për një targë...të BUKUR!

E Enjte, 27 September 2018 19:46

Përzgjedhja e një targe të bukur kushton, dhe për ta pasur duhet të paguash nën mëngë! Kjo skemë i ka kushtuar prangat një specialisti të Regjistrimit të Automjeteve në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë, si dhe një personi të dytë në rolin e sekserit.

Në një operacion të koduar "Targa e bukur", policia dhe prokuroria e kryeqytetit arrestuan specialistin 38-vjecar Arjan Elezi dhe 31-vjecarin sekser Sefer Myftari.

Ata i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Në momentin e kapjes në flagrancë atyre ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .

Ata do të hetohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër që rëndon ndaj specialistit të targave, dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në ngarkim të sekserit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...