Vetëm dy pyetje të bëra kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga gazetari investigativ Basir Çollaku, kanë mjaftuar që kreu i deputetëve socialistë “të mbytet” dhe të degjenerojë debatin duke ndezur atmosferën në studion e emisionit “Opinion”.
Çollaku i drejtoi dy pyetje deputetit socialist, duke i kërkuar informacion nëse ishte në dijeni se djali i deputetit ishte në kërkim dhe pyetja e dytë se pse nuk i keni kërkuar ministrit të Brendshëm sekuestrimin e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës.
Ky i fundit u shpreh se për punën e kamerave do të flasë Prokuroria, pasi nuk ka asnjë të drejtë t’i kërkoj ministrit sekuestrimin e kamerave.
Taulant Balla në mungesë të përgjigjeve e degjeneroi debatin duke fyer gazetarin. “Të jesh i sigurt o fatkeq se këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Më vjen keq për këtë ish-policin e shkretë që e kanë përdorur kaq keq”.
Kjo ndërhyrje e Ballës ka detyruar drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu të ndërhyjë, duke i kërkuar të ketë kujdes me fyerjen ndaj gazetarëve në studio. Sipas Fevziut kjo është e papranueshme nga një politikan. Nga ana tjetër, Çollaku i është drejtuar me emrin Peshkatar. syri