Ekspertët mjeko ligjorë: Xhisiela u dhunua, ka shenja të djegies

Premte, 28 September 2018 15:21

Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, që disponon News 24, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Vajza e tërhoqi denoncimin dhe sipas ish-nënkomisarit Emiljano Nuho, e bëri për shkak të presioneve. Megjithatë, dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet prerëse. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”. Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh.

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispozicion prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Pas njohjes me aktin, prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjecarës si dhe një mikeshë të saj. burime të besuara pohojnë për News 24 se nëna e Xhisielës mohon të ketë pasur dijeni për problemet e të bijës, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe shoqja e saj, ndërsa e motra, ka pohuar për oficerët e policisë gjyqësore, se ishte në dijeni që Xhisiela kishte debate me të fashurin e saj, por vetëm në një rast ka pasur zënkë mes tyre.

Dëshmia e tyre, vjen menjëherë pas akuzave të forta që ish-nënkomisari Emiljano Nuho bëri përmes një intervistë me gazetarin Basir Collaku, ku pretendon se është kërcënuar dhe rrahur në ambjentet e stacionit të policisë nga njerëzit e Rexhep Rrajës, me qëllim që të mos firmoste arrestimin e këtij të fundit.

Sipas tij kërcënimi ka ndodhur në praninë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe kryebashkuakut të Krujës, Artur Bushi./BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...