Policët në lirim: Organet shtetërore kundër viktimës dhe në shërbim të banditëve të Rilindjes

Saturday, 29 September 2018 17:32

Për skandalin e dhunës në Fushë Krujë, ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit, ka reaguar edhe

“Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013”.

Sipas kësaj shoqate, “Organet shtetërore ligjzbatuese kundër viktimës, por në shërbim të banditëve të Rilindjes”.

Duke shprehur shqetësimin pë politizimin e strukturave të Policsë, kjo shoqatë apelon që “Për aq kohë sa këto dy struktura janë të përfshira në moszbatim të ligjit i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të distancohet nga mosveprimi i strukturave të saj dhe të ngrejë një grup pune të posaçme për të verifikuar të gjitha akuzat e ngritura si për mosveprimin e strukturave të policisë dhe prokurorisë së rrethit dhe të hetojë gjithë personat e implikuar me influencën e tyre për të fshehur ngjarjen dhe penguar hetimet”.

Deklarata e plotë e Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013

Rasti i shtetases nga Nikla Xh. M., të dhunuar nga shtetasi R. Rr., nxjerr në pah se organet ligjzbatuese janë totalisht jashtë objektit të punës së tyre si detyrë primare mbrojtjen e qytetarëve, por janë vënë në shërbim vetëm të bandave në pushtet.

Faktet e bëra publike duke nisur me kallëzimin e shtetases Xh. M., ndaj shtetasit R. Rr., për dhunim dhe kanosje për jetën në disa komisariate policie (Tiranë dhe Krujë), në strukturën e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, ku të gjitha këto organe së bashku nuk vepruan në zbatim të procedurës standarde të punës për të hetuar çështjen, por përkundër kësaj vepruan për ta marrë në mbrojtje autorin duke qenë se rezulton të jetë djalë i një prej deputetëve të mazhorancës, tregon kapjen e strukturave nga pushteti politik i bandave.

Ngutja e Drejtuesve të Lartë të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimi të Kontrollit të Brendshëm për të justifikuar veprimet dhe për të manipuluar provat në deklarata publike tregon implikimin dhe politizimin e këtyre strukturave në mbrojtje të dhunuesit dhe jo të ligjit.

Për aq kohë sa këto dy struktura janë të përfshira në moszbatim të ligjit i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të distancohet nga mosveprimi i strukturave të saj dhe të ngrejë një grup pune të posaçme për të verifikuar të gjitha akuzat e ngritura si për mosveprimin e strukturave të policisë dhe prokurorisë së rrethit dhe të hetojë gjithë personat e implikuar me influencën e tyre për të fshehur ngjarjen dhe penguar hetimet.

Duke marrë shkas nga gjithë kjo ngjarje e rëndë e ndodhur, Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 është e shqetësuar për politizimin e thellë të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit. Për këtë arsye gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje strukturave të organizatës së Policisë të distancohen nga politizimi dhe implikimi i drejtuesve të lartë të policisë të cilat janë vënë në shërbim të grupeve kriminale dhe jo të ligjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...