Përballë qeverisjes së korruptuar dhe kriminalizuar, PD hap siparin e bashkëpunimit me qytetarët

Tuesday, 02 October 2018 06:58

Nga Florjan Lila

Dega e Partisë Demokratike Njesia 11 ( Laprakë ) si gjithë degët e tjera në Shqipëri po përqëndrohet në ristrukturimin e saj, vërtetë me bazë të shëndoshë e të gjërë.
Me patjeter Partia Demokratike e Shqipërisë ka për detyrë të gjejë forca në mbështetje të qytetarit shqiptar i vendosur përballë qeverisjes dogmatiste e të kriminalizuar, qeverise se mafies e drogës e krijesës së varfërisë e krimit në familje.
Të gjendur në këtë situatë të vështirë për qytetarin ne sot duhet të hapim anëtarësimin e bashkëpunimin me të gjitha shtresat duke ju garantuar e siguruar se në qeverisjen e ardhshme të PD-së qytetarët do të jenë më mirë, më të sigurtë, dhe do te kene një ekonomi të fortë e të qëndrueshme për secilën familje shqiptare.
Përballë çoroditjes së pushtetit ne ftojmë për bashkim e bashkëpunim secilën shtresë të shoqërisë, së pari ftojmë të varfërit, së dyti pensionistët e njerëzit në nevojë, ftojmë studentët e intelektualët, ftojmë të gjithë shoqërinë shqiptare njëkohësisht edhe socialistët e zhgënjyer nga qeverisja e mbrapshtë shqiptare. PD shtëpia e lirisë dhe e bashkëpunimit me qytetarët.
PD-ja e Laprakës kërkon bashkëpunim dhe mirëbesim me të gjitha flukset që janë në gjirin e shoqërisë tonë. Autori është kryetari i PD-së, Njësia nr.11 Laprakë Tiranë

Login to post comments