56-vjeçari në gjendje të dehur, vetëplagoset me çifte

Tuesday, 02 October 2018 08:29

Një 56-vjeçar nga fshati Kuç i Vlorës është plagosur me çifte dhe më pas ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të qytetit. I plagosuri me iniciale I.D. u qëllua me armë në stanin e tij.

Policia thotë se dyshohet që 56-vjeçari të jetë vetëplagosur, pasi ka qenë në gjendje të dehur. Në vendin ku ndodhi ngjarja shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. I plagosuri ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. 

Login to post comments