Studim/ Video-lojërat i bëjnë fëmijët të dhunshëm

E mërkurë, 03 October 2018 11:47

Një studim i bërë së fundmi ka bërë me dije se video-lojërat shkaktojnë agresivitet tek të rinjtë.

Ky zbulim vjen pas një studimi ndërkombëtar ku morën në shqyrtim 17.000 adoleshentë të moshave nga 9-19 vjeç gjatë periudhës kohore nga viti 2010 deri në vitin 2017.

Nga të dhënat u arrit në përfundimin se video-lojërat shkaktojnë rritje të agresionit fizik në bazë të përdorimit të tyre.

Në mënyrë të veçantë, të rinjtë ishin më të prirur për të qenë fizikisht agresivë me kolegët e tyre dhe qortoheshin nga figura autoritare në shkollë.

Rezultatet, të botuara në 'Proceedings of the National Academy of Sciences' të hënën, përfshinin 24 vende midis tyre Kanadaja,  Gjermania, Japonia dhe SHBA.

"Megjithëse asnjë projekt i vetëm kërkimor nuk është përfundimtar, hulumtimi ynë synon të japë përgjigjet më aktuale dhe bindëse ndaj kritikave kryesore mbi këtë temë,"- tha autori kryesor i studimit, Jay Hull. "Bazuar në zbulimet tona, ne mendojmë se është e qartë se luajtja video-lojërave të dhunshme  është e lidhur me rritjen e mëvonshme të agresionit fizik."

Më parë, Hull zhvilloi një studim sipas të cilit video-lojërat e dhunshme video mund të shkaktojnë ngarje të pakujdesshme të makinës, konsumimin e alkoolit, madje edhe të seksit të pasigurtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...