Përdhunoi bashkëshorten e djalit, derisa ky i fundit nuk ishte në shtëpi

E mërkurë, 03 October 2018 16:40

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së djeshme është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, për një rast përdhunimi, i cili ka ndodhë në komunën e Vitisë.

PTH thotë se “ekziston dyshimi i bazuar se në fund të muajit shtator 2018, i dyshuari XH.I., e ka ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht të dëmtuarën 18 vjeçare – bashkëshorten e djalit të tij, në atë mënyrë që me forcë dhe pa pëlqimin e saj, e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, në shtëpinë e tyre”.

“Dyshohet që i njëjti, këto veprime i ka ndërmarrë duke shfrytëzuar mungesën e anëtarëve tjerë të familjes, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëshortit të të dëmtuarës. Prokuroria Themelore në Gjilan, menjëherë pas njoftimit të këtij rasti, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendimin mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’, nga neni 230 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PTH-së së Gjilanit, raporton Koha.net.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Gjilan, do të ushtrojë kërkesën për caktimin e paraburgimit, si dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...