Komunitetet fetare në alarm: Fajtorë për drogën është vetë shteti

Diel, 15 Prill 2018 10:28

Situata e vendit ka alarmuar komunitetet fetare, të cilët dje organizuan një takim me qëllim sensibilizimin dhe dhënien e mesazheve kundra drogës, fajdeve dhe lojrave të fatit që ,sipas tyre po shkatërrojnë familjet shqiptare.

Takimi ndërfetar i organizuar nga tri komunitetet fetare në Shkodër, ai mysliman, katolik dhe ortodoks mblodhi edhe përfaqësues të pushtetit vendor etj.

SHKATERRIMI I FAMILJES
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, u shpreh se përmes këtyre fenomeneve negative po shkatërrohet familja. “Realitet e sotme shqiptare po na udhëzojnë gjithnjë e më tepër madhështinë e ajeteve që na distancojnë nga këto vese, alkooli, bixhozi, lojërat e fatit, fajdet dhe jo vetëm. Përhapja në masë e drogave, mbjellja, kultivimi dhe rritja e bimëve narkotike janë alarme të mjaftueshme që duhet të na angazhojnë për të kontribuar përherë e më tepër për të mirën e atdheut dhe kombit tonë.

Përhapja e kazinove, shtimi i fajdeve dhe bixhozit, korrupsioni në masë të frikshme, por jo vetëm, po shkatërrojnë familje të tëra shqiptare që e kanë humbur udhëzimin. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen se jeta e ndërtuar mbi instinktet kafshërore si dhe devijimi i mendjes janë shkatërrimtare e racës njerëzore.

Shtimi i rasteve të vetëvrasjes, për shkak të falimentimit si pasojë e bixhozit dhe lojërave të fatit, i vrasjeve si pasojë e borxheve me fajde apo shkatërrimi i familjeve për shkak të përhapjes së imoralitetit, këto dhe alarme të tjera janë alarme që duhet të shqetësohen edhe institucione të ndryshme shtetërore. E kanë për detyrë mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerimi, korrupsioni, shthurja dhe imoraliteti”, tha imami i Shkodrës.

KANABIZIMI
Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, monsinjor Angelo Massafra, u shpreh se nganjëherë këta persona që merren me këto vese janë viktima të sistemit apo edhe situatave. “Pas këtyre problemeve ka persona me mish e kocka, viktima nganjëherë të sistemit dhe nganjëherë të situatave. Nuk duhet të humbim sysh personin njerëzor me gjithë ngarkesën e tij të pozitivitetit dhe të vuajtjes”.

Ndërsa famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, At Nikolla Petani, tha se një viktimë për drogën që vazhdon të trafikohet apo kultivohet në Shqipëri është edhe vetë shteti. “Sot jemi të gjithë së bashku për t’i thënë ndal këtyre fenomeneve, sepse secili në familjen e tij mundet që të bëjë diçka. E di që kohërat kanë ndryshuar, por familja jonë duhet që të qëndrojë në baza të shëndosha. Kur dëgjon çdo ditë në media për disa tonë hashash, që kapen me origjinë që vijnë nga Shqipëria në Europë, trafikuar nga shqiptarët ose kur thonë se hashashi është i një cilësie të lartë, konkurruese në vendet europiane, besoj që kushdo që e ndjen veten shqiptar të ndërgjegjshëm nuk ndjehet aspak mirë, madje hidhërim dhe ankth të kap kur mendon për të nesërmen e Shqipërisë. Nëse ky fenomen nuk parandalohet në kohë, atëherë është një fenomen i rrezikshëm për shoqërinë dhe familjen tonë.

Ka edhe një kategori njerëzish që e shohin me indiferentizëm dhe heshtin dhe ta dini që edhe ne jemi fajtorë të kësaj çështjeje. Ka edhe disa të tjerë që e shohin si tregti fitimprurëse për një kohë të shpejtë si ekonomi për veten ose për vendin, duke lobuar edhe për legalizimin dhe përdorimin e hashashit si bimë mjekësore e rregulluar nga vetë shteti, por pavarësisht kësaj, kanabizimi i vendit është një fatkeqësi, një mallkim, një mëkat dhe me shumë viktima. Një viktimë është edhe vetë shteti shqiptar. Pavarë- sisht punës së bërë, përsëri nuk po parandalohet”, u shpreh famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, At Nikolla.

FAMULLTARI
Ndër to tërhoqi vëmëndhje edhe famullitari i Velipojës, dom Marjan Gega, i cili tha se njerëz të botës së krimit janë ata që merren me trafikimin e drogës dhe këta persona kanë më pushtet dhe po humbin shpresat e sigurta të pjesës dërrmuese të njerëzve.

“Njerëzit e botës së krimit, të cilët duan të përfitojnë mbi dobësitë e të tjerëve, janë të shumtë dhe shpeshherë janë njerëz me pushtet dhe me ndikim të madh në shoqëri të cilët jetojnë në kurrizin e të tjerëve, shpeshherë nuk e përdorin ata vetë drogën, por jetojnë me moton ‘vdekja jote është jetë për mua, një shans që unë të jetoj’. Shihni se çfarë po ndodh në Shqipëri vitet e fundit me kultivimin e drogës, trafikimin në forma nga më të ndryshmet, me importimin dhe eksportimin e drogave që me siguri nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, njerëzit pa ndonjë identitet.

Ka edhe një problem të jashtëzakonshëm socioekonomik që është deformimi i tregut. Nëse kemi përdoruesit dhe duam të dimë pse i përdorin, nga ana tjetër kemi trafikuesit dhe një impakt të paevitueshëm që është deformimi i tregut nga paratë e pista. Këtu ata njerëz të cilët janë duke i përdorur paratë e pista, po ngjisin shkallët e distancave të pambërritshme të një pakice dhe po humbasin shpresat e sigurta shumica dërrmuese e njerëzve. Nuk ka barazi njerëzore, sepse ata që kanë paratë e pista mund të investojnë më shpejt dhe bile, edhe të deformojnë tregun”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...