Çfarë i ndodh trupit 24 orë pasi të konsumohet alkool

E Enjte, 04 October 2018 09:40

Të gjithë kanë dëshirë që nganjëherë të argëtohen dhe të mos mendojnë shumë për të nesërmen apo pasojat e një gote alkool të shtunën mbrëma.

Por, nëse ju e dini se nuk ndiheni mirë pas konsumit të alkoolit, duhet të lexoni se çfarë ndodh deri në 24 orë pasi keni pirë vetëm një gotë alkool.

1-9 minuta: Alkooli sekretohet nga stomaku në gjakun tuaj, duket vërshuar me shpejtësi në të gjithë trupin tuaj, përfshirë muskujt dhe trurin tuaj.

10 minuta: Trupi tani do të reagojë ndaj substancës së re, duke u munduar ta nxjerrë nga trupi sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është për shkak se alkooli është si helm për trupin tuaj, kështu që në vend që ta ruajë atë si me ushqimet dhe pijet e tjera që konsumoni, organizmi do ta shkatërrojë dhe do të synojë ta eliminojë shpejt.

15 minuta: Stomaku do ta përpunojë alkoolin duke prodhuar dehidrogjenazë, një enzimë që kthen alkoolin në substanca toksike, duke përfshirë acetaldehidën së bashku me kimikate të tjera. Kjo është një nga arsyet pse ndiheni keq një ditë më vonë pasi keni konsumuar alkool. Më vonë, alkooli konvertohet në acid acetik dhe jeni ende të vetëdijshëm, por nëse vazhdoni të pini dhe mëlçia juaj nuk mund të përballojë sasinë e lartë të alkoolit, do të deheni.

20 minuta: Alkooli do të ketë një efekt emocional mbi ju, duke ju bërë më të lumtur apo duke ju shkaktuar ndjenja të tjera. Fizikisht, do të ndiheni shumë mirë.

45 minuta: Ky është piku kur efekti i alkoolit arrin kulmin e tij në gjak.

46 - 59 minuta: Do të ndjeni nevojën për të ikur në tualet, kjo sepse alkooli është diuretik. Pirja e vazhdueshme do t’ju dehidratojë. Nëse nuk pini ujë gjatë kohës që konsumoni alkool do të ndjeni dhimbje muskujsh dhe koke.

12 - 24 orë: Efekti i alkoolit në trup do të ketë përfunduar , por ju do të keni dhimbje koke, etje, marramendje! Zakonisht, këto simptoma shkaktohen nga dehidrimi dhe gjatë kësaj kohe, trupi juaj ende po përpiqet të rikthejë ekuilibrat në organizëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...