Ramës i mbarojnë promovimet, riposton foton e para 7 muajve

E Enjte, 04 October 2018 12:57

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme një video, ku tregon një fermë në Divjakë, që merret me eksportin e shegëve.

Sipas kreut të qeverisë, kjo tokë para disa muajsh ishte djerrë ndërsa sot prodhon një sasi të madhe fruti që shkon në tregun e huaj.

4 tetor 2018

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me pamjet nga kjo fermë që përpara 20 muajsh ishte djerrë, tokë e kripur në zonën e Divjakës, sot shih e shkruaj thotë populli: 100 ha shegë për eksport dhe 360 ha të tjera në proces jetëzimi.” – shkruan Rama sot.

Para 7 muajsh, kryeministri Rama, postoi një video të ngjashme në Facebook, ku tregonte plantacionin e shegëve në Divjakë, që sapo kishte ndërtuar. Ai shkruante asokohe se në këtë tokë djerrë nuk mund të mbillej më herët asgjë, ndërsa sot aty është ndërtuar një plantacion shegësh.

21 shkurt 2018

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare të një plantacioni të ri shegësh që ka lindur mbi tokat e kripëzuara të Divjakës si pjesa e parë e një projekti të mash transformues aty ku deri dje nuk mbillej asgjë, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruante Rama para 7 muajsh.

Duke qenë se i duhet të postojë çdo ditë diçka në rrjetet sociale dhe ka aq shumë punë për të reklamuar, kreut të qeverisë i qëllon që i duhet të postojë nga 2 a më shumë herë të njëjtën gjë.

Nuk do ishte çudi që pas disa muajsh, Rama të postonte një tjetër video ku kësaj here të trregonte se 100 hektarët e shegëve për eksport tashmë janë kthyer në 360 hektarë, siç shkruante në videon e  sotme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...