×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kompania ‘Telekom Albania’ tashmë ka një ofertues të ri, jo i panjohur në tregun shqiptar

E Enjte, 04 October 2018 15:47

Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë së Shqipëri-Turqi kanë konfirmuar jo zyrtarisht për televizionin SCAN se gjiganti turk `Çalik Holding`,  ka prezantuar një ofertë për blerjen e ‘Telekom Albania’, që tashmë është nxjerrë zyrtarisht në shitje.

Mësohet se oferta është mjaft konkurruese dhe deri më tani është kandidatja kryesore për të fituar marrëveshjen e blerjes së ‘Telekom Albania’, aktualisht nën menaxhimin e ‘Deutsche Telekom’.

Në rast se turqit e `Çalik Holding` do të shpalleshin fitues të kësaj gare, atëherë do të kishim një ridimensionin tërësor të tregut të telefonisë celulare në Shqipëri, pasi `Çalik Holding` aktualisht zotëron operatorin e tretë të telefonisë celulare në vendin tonë, Eagle Mobile.

Grupi është i pranishëm në tregun vendas edhe në tregun bankar, pasi zotëron bankën më të madhe private. Interesit të SCAN në lidhje me këtë çështje, ‘Çalik Holding’ nuk ka preferuar t`i japë një përgjigje zyrtare.

Oferta e kompanisë turke, duket se për momentin lë në hije atë të Telekom Srbija, si dhe atë të Vivacom apo PPF.

Kompania serbe ende vijon të jetë në garë pavarësisht zërave për një refuzim nga qeveria shqiptare. /Scan-Tv

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...