Strasburgu “rrëzon” qiramarrësit – S’pranohet padia e 17 familjeve të nxjerra nga shtëpitë e pronarëve

E Enjte, 04 October 2018 16:33

Gjykata e Strasburgut ka kthyer mbrapsht kërkesat e 17 familjeve shqiptare të nxjerra nga shtëpitë që ju kthyen në vitin 2012 pronarëve të ligjshëm. Përmes kërkesës së njohur si Eglantina BAKIU dhe të tjerët kundër Shqipërisë, 17 familjet pretendonin të gjenin në Strasburg të drejtën pasi u nxorën nga shtëpitë përmes një akti të Qeverisë në vitin 2012, i cili ua kthente pasuritë pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist në vitin 1945.

Më 20 gusht 2012, Shoqata e Qiramarrësve në Shtëpitë Shtetërore ish-Pronë Private kundërshtoi kushtetutshmërinë e aktit normativ të vitit 2012, ankesë që nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Më 12 dhjetor 2012, Shoqata dhe 638 qiramarrës, duke përfshirë të gjithë kërkuesit, i drejtuan një peticion Këshillit të Ministrave, ku pretendonin se akti normativ i vitit 2012 nuk parashikonte masa efikase për garantimin e banesave për ata.

Dhe të njëjtin fat pati edhe kërkesa e 17 qiramarrësve në Strasburg. Përmes vendimit që mban datën 17 maj 2018, Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka arsyetuar se familjet në fjalë nuk ezauruar mekanizmat që mundëson shteti shqiptar për të gjetur të drejtën e tyre, duke rrëzuar kërkesën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...