Facebook, përsëri probleme me BE – Rrezikon $1.6 miliardë gjobë për cënimin e të dhënave të 50 milionë njerëzve

E Enjte, 04 October 2018 16:36

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë, ka hapur një hetim formal ndaj Facebook, për nxjerrjen e të dhënave që ka ndikuar 50 milionë persona. “Hetimi do të shqyrtojë respektimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave nga Facebook, që synon sigurinë e të dhënave personale”, deklaroi komisioni irlandez. Facebook deklaroi javën e kaluar se ka zbuluar një mangësi që lejonte hakerat që të aksesojnë informacionin e thuajse 50 milionë njerëzve.

Sipas komisionit të mbrojtjes së të dhënave në Irlandë, thuajse 10% të këtyre llogarive i përkisnin Bashkimit Europian. Njësia europiane e gjigantit amerikan të teknologjisë është e themeluar në Irlandë dhe rrjeti social ka zgjedhë komisionin irlandez si rregullatorin e vetëm për çështjet e privatësisë në Bashkimin Europian. Për rrjedhojë, komisioni në Irlandë do të vendosë nëse do të ndërmerret një ndëshkim.

Nën rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave që u prezantua në muajin Maj, kompanitë që pësojnë penetrim në të dhënat personale duhet t’i raportojnë autoriteteve brenda 72 orësh, diçka që Facebook e ka bërë. Megjithatë, një tjetër pjesë e rregullores që shqetëson Facebook, është ndëshkimi financiar pas kësaj ndodhie.

Firmat mund të gjobiten nëse zbulohet se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar vjedhjen e të dhënave. Maksimumi i gjobës për Facebook mund të arrijë në 4% të xhiros globale, që arrin në 1.63 miliardë dollarë, ndërkohë që të ardhurat totale të rrjetit social arritën në 40.65 miliardë dollarë vitin e kaluar.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...