×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

‘Xhisiela’/ Rikthehet në detyrë oficeri që e mori në pyetje në prani të përdhunuesit

E Enjte, 04 October 2018 16:36

Gentian Çitozi, oficeri i Policisë Gjyqësore që u pezullua nga detyra për rastin e Xhisiela Malokut është rikthyer në detyrë.

Çitozi u pezullua më 22 korrik të këtij viti me urdhër të drejtuesit të komisariatit të Krujës, për shkak se mori në pyetje 25-vjeçaren në prezencë të Rrexhep Rrajes edhe pse ky i fundit ishte person nën hetim.

Edhe pse zhurma për dhunën ndaj 25-vjeçares vazhdon ende, pezullimi i Oficerit Çitozi zgjati shumë pak. Çudia me e madhe 3 ditë zgjat, megjithëse 'gratë' vartëse të Fatmir Xhafajt në Ministri, SHÇBA dhe Polici, e thonë 'me krenari' se 'Gentian Çitozi është pezullaur'.

Ndërkohë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave referoi materialet në prokurorinë e Krujës për shpërdorim detyre dhe ndaj Çitozit ka nisur hetim penal.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se, Çitozi do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë dhe pse është person nën hetim dhe në rast se do të konstatohen shkelje për rastin ndaj tij do të merren masa. Nga ana tjetër Çitozi ka deklaruar përballë oficerëve të SHÇBA-së në Durrës se palët pretendonin se ishin pajtuar dhe për këtë ka vazhduar marrjen në pyetje.

Ka qenë Xhisiela Maloku që ka denoncuar pranë SHÇBA-së në Durrës se Çitozi ka marrë deklarimin e saj dhe nuk kishte vepruar sipas ligjit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...