Eksperti i mirënjohur i mjekësisë ligjore Sokrat Meksi ka hedhur poshtë deklaratën e Xhisiela Malokut se shenjat në trup i kishte nga një aksident rrugor që kishte pësuar një vit më parë dhe se nuk e kishte dhunuar ish- i dashuri i saj Rexhep Rraja.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në ‘News24’ Meksi tha se nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga kolegu i tij, Elton Serani, tregohet qartë se shenjat në trupin e saj kanë qenë të freskëta. Ai tha se nuk mund të ngatërrohet kurrsesi shenja të një viti më parë, me dëmtime që kanë ndodhur nga djegia me cigare.
Profesor e keni parë aktin e ekspertimit?
Po.
Ka pretendime që kjo dëshmi është bërë me vonesë në 25 korrik. Si e keni konstatuar në ekspertizë?
Tani unë u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor që është pjesë e fashikullit hetimor të dosjes. Hetimi është në vazhdim. Duke qenë se të dhënat janë bërë të njohura nga mediat, e gjykova si të arsyeshme që të jap disa sqarime në aspektin tekniko-shkencor në lidhje me këtë akt ekspertimin. Sipas aktit të ekspertimit, rezulton se shtetasja Xhisiela Maloku ka marrë një vendim për kryerjen e ekspertimit nga policia gjyqësore e komisariatit nr. 3 në datën 21/7/2018. Shfletova kalendarin dhe i bie ditë e shtunë.
Rasti në fjalë është emergjent?
Rasti në fjalë është apo jo emergjent, duhet parë në kohën kur duhej të shihej. Si kam të dhënat se si ka qenë situata. Të dhënat operative, unë jam mjek, dhe del jashtë sferës së interesit tim. Në datën 21 është marrë vendimi dhe në datë 25 ajo ka shkuar në Institut për të kryer ekspertimin, me 4 ditë vonesë. Shkakun pse shkoi me vonesë duhet ta zgjidhë hetimi. Por ajo vajti.
Çfarë u konstatua gjatë ekzaminimit?
Nga praktika, brenda 24 orëve ka shumë raste konfrontimesh fizike. Një pjesë e vlerëson policia gjyqësore, në raste kur kemi të bëjmë me tentativa abuzime, apo përdhunime. Në rastin konkret është gjykuar apo jo drejt, e dinë ata të policisë.
Viktima ka sot një pretendim të ri dhe thotë se dëmtimet i ka marrë në një aksident automobilistik që përfshin kufijtë e një viti më parë. Ju po të ishit ekspert do ju gënjente kjo vajzë?
Më datën 25 ka një sërë dëmtimesh, që thuhen dhe në aktin e ekspertimit. Ka ekimoza, mafioze, dërrmishtje. Ka dy dërrmishtje në kofshë nga prushi i cigares. Nëse do ishin nga një aksident automobilistik, do ishin më të rënda. Pra nuk qëndron si version.
Pra dëmtimet nuk janë nga një aksident?
Jo jo, nuk janë. Përjashtohet.
A ekziston mundësia që një ekspert të ngatërrojë një adenit të vjetër?
Jo jo, nuk ngatërrohet. Është gjeja më elementare. BW