Partneritetet Rilindje-Klient (PRK) dhe jo PPP-të e Edi Ramës

Premte, 05 October 2018 10:39

Kryeministri, në hall të madh, u përpoq  të bindte publikun, me mashtrimin e radhës, se PPP-të i përdor dhe Gjermani e Finlanda.

PPP-të i parashikon dhe i rregullon ligj i posaçëm në legjislacionin e RSH-së, ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, ndaj, në parim partneriteti publik privat është i lejuar. Ndaj hallexhiu, me halle shumë, asgjë nuk na tha!
Kryeministri, duhet t’i shpjegojë më së pari publikut që e ka votuar se, aq sa është i vërtetë parashikimi në ligj i PPP-së, po aq është e vërtetë që, po ky ligj, përmban një seri të gjatë parakushtesh, conditio sine qua non, pa përmbushjen e të cilave, as nuk mund të ketë fillim një procedure për dhënien me PPP të një objekti të caktuar. Propozimet, si të kërkuara, apo të pakërkuara, nëse nuk përmbushen në mënyrë cumulative këto kushte, RRËZOHEN! Për pasojë, ligjërisht nuk ka vend për fillimin e një procedure konkurruese!
Dhe të gjitha PPP-të e qeverisë rilandase, nuk përmbushin parakushtet në fjalë e, rrjedhimisht, për to as nuk duhet të kishte pasur fillim procedure konkurruese e lidhje kontrate.
Fizibiliteti është një nga parakushtet kryesore, pa të cilin asnjë procedure konkurruese nuk duhet të kishte marrë jetë. Ndërkohë asnjë nga PPP-të e qeverisë rilindase nuk ka qenë fizibël. Për të mos folur për raste ku kontrata është lidhur në mungesë të çdo lloj procedure ligjore, siç është rasti i inceneratorit të Elbasanit. Interesi publik, e mira publike, buxheti i shtetit, aspektet shoqërore, ekonomike e mjedisore nuk kanë qenë asnjëherë në vëmendjen e autoriteteve kontraktore të qeverisë së rilindjes. Në peshore janë vendosur vetëm interesat vetjakë të nënshkruesve të këtyre kontratave. Pikërisht këto dhe vetëm këto interesa kanë qenë përcaktues për përmbajtjen e kontratave, termave e kushteve kontraktore.
Ndaj, më kot orvatet kryeministri(partneri) që të na servirë mashtrimin e radhës mbi dobitë e PPP-ve, sepse nuk ka ERTV që ia del të largojë kutërbimin që kanë sjellë PRK-të (Partneritetet Rilindje-Klient) e Kryepartnerit.  Shënim i Departamentit Antikorrupsion ne Partine Demokratike

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 18:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...