Artan Hoxha tregon kush vrau në lokalin e ish-bllokut

Premte, 05 October 2018 12:51

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim.”, është shprehur Aartan Hoxha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...