Vrasja në ish-Bllok, publikohet foto e viktimës

Premte, 05 October 2018 13:18

Fabjol Gaxha është 28-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në ish-Bllok, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç.

Gazeta Shqiptare ka siguruar foton e të riut, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes mes dy grupeve, ku “mollë sherri” duket se është bërë këngëtarja e njohur Elvana Gjata.


Ndërkaq, Gazeta Shqiptare ka mësuar edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në mbrëmje.

Kështu, rreth orës 21:00 në lokalin Monopol, në 2 tavolina të ndryshme kanë qenë duke pirë verë Ervin Mata, Fabiol Alushi si dhe Marviol Bilo si dhe një person tjetër i pa përfshirë në ngjarje.

Ndërsa në një tavolinë tjetër ka qenë Ervis Martini dhe Eljon Hato. Gjërat mes palëve kanë qenë të qeta dhe nuk kanë pasur komunikim. Rreth orës 21:30 në lokal ka mbërritur Fabiol Gaxha. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen, pasi tre javë më parë ai ka ngacmuar të dashurën e tij këngëtaren e njohur, Elvana Gjata së bashku me një vajzë tjetër të show bizit. Sapo është afruar Fabioli ka nisur konfrontimi fizik dhe Mata e ka goditur disa herë me grusht, duke e ulur në tokë. Ndërkaq, i ka ardhur në ndihmë Ervis Martini dhe Eljon Hato. 

Në këto momente, Fabiol Gaxha ka nxjerrë pistoletën. Menjëherë ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes 2 palëve ku për pasojë ka mbetur viktimë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martini dhe Eljon Hato. Autoret e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri është larguar në këmbë në rrugicat e bllokut. Njëri është larguar me makinë, ndërsa i treti nuk është përcaktuar.

Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes pati nuk ka pasur asnjë telefonatë në sallën operative për sinjalizimin e ngjarjes.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç, si dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç,  që të tre këta banues në Tiranë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...