Danimarka po planifikon të ndërtojë një ishull të ri pranë Kopengahen-it për të krijuar më shumë hapësirë për popullsinë në rritje të qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, gjatë një konference për shtyp.
Ndërtimi i ishullit i cili parashikon të strehojë rreth 35 mijë vetë, mund të përfundojë plotësisht deri në vitin 2070. Sipas Rasmussen, ishulli i ri gjithashtu është projektuar njëkohësisht edhe për mbrojtjen e qytetit për shkak të rritjes së nivelit të detit.
‘Kryeqyteti është në zhvillim të shpejtë, duke u rritur si kurrë më parë. Kjo është diçka e mirë, por kjo do të thotë se Kopenhagen dalëngadalë po i ‘shterojnë’ burimet dhe kjo është arsyeja se pse ne duam të ndërtojmë një ishull të ri”, tha Rasmussen.
Projekti, i quajtur paraprakisht Lynetteholm, do të kërkojë një investim me vlerë rreth 20 miliardë krona daneze (3.1 miliardë dollarë) dhe to të përfshijë ndërtimin e një tuneli si dhe një linjë metroje, e cila e kalimin e kohës ëhstë projektuar të funksionojë përmes vetëfinancimit, tha kryeministri.