Qëkur Rama shkoi në ‘Allianz stadium’ për të ndjekur debutimin e parë të Ronaldos me Juventusin, futbollistin e ka ndjekur tersi.
Pikërisht në debutimin e tij të parë ai nuk arriti të shënojë asnjë gol.
Cristiano Ronaldo është bërë objekt i memeve në rrjetet sociale, ku komentohet për takimin e tij me Ramën këtë verë, duke u konsideruar kryeministri shqiptar si ogur i zi për të.
Rama në këto meme krahasohet me thyerjen e pasqyrës dhe macën e zezë bashkë.
Pasi nuk arriti të shënojë asnjë gol për disa takime me radhë, kulmi ishtë kur portugezi u ndëshkua me karton të kuq pas konfliktit me Xheison Murijon në ndeshjen ndaj Valencias, në minutën e 29-të të ndeshjes.
E për të mos mjaftuar kjo, Ronaldo tashmë akuzohet për përdhunim.
Pas gjithë këtij skandali Yllit ‘të shuar’ të futbollit i rrezikohen edhe kontratat që ka bërë me sponsorët, gjigantët e industrive të ndryshme si Nike, Herbalife, Tag Heuer dhe shumë të tjera, prej të cilave ai përfiton shumë të konsiderueshme që e kanë renditur për të dytin vit radhazi të parin në listën e sportistëve më të paguar.
I gjithë ky ters i erdhi nga njeriu ogurzi që po qeveris vendin tonë, njeriu që është kthyer në ‘macen e zezë’ të shqiptarëve dhe së fundi burimi i tersit të Ronaldos.