×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kopetë e qenëve endacakë "pushtojnë" Korçën

Premte, 05 October 2018 19:49

Edhe në qytetin e Korçës qentë endacakë janë kthyer në shqetësim për banorët.
Në cdo lagje të qytetit, edhe në ato në qendër të tij, dhjetra qen lëvizin të lirë duke sjellë kështu edhe pasigurinë e qytetarëve.

Zakonisht qentë grumbullohen në orët e mbrëmjes, por ajo cka tërheq vëmendjen është prania e tyre në mes të ditës në Pazarin e Vjetër të qytetit.

Një zonë e populluar, ku në cdo moment qarkullojnë njerëz me fëmijë të kapur për dore. Kjo e bën edhe më alarmante këtë shqetësim. Vetë banorët e Korçës janë shprehur për se ndihen të pasigurt pasi mund të pësojnë kafshime por edhe sëmundje duke qenë se qentë nuk janë të vaksinuar.

Ndërkohë që banorët apelojnë për ndërhyrje nga ana e instancave përkatëse dhe gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë. Të kontaktuar nga Report Tv, Bashkia e Korçës shprehet se është miratuar një projekt ku do të ndërtohet një godinë për të strehuar të gjithë qentë endacakë, por se kur do të ndodh kjo, nuk ka një afat të dhënë nga ky institucion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...