Varfëria dhe ekonomia përgjysmon Kukësin

Saturday, 06 October 2018 17:07

Numri i banorëve në Kukës po bie vit pas viti për shkak të lindjeve të pakta.
Ekonomia dhe emigracioni janë shkaqet kryesore pse familjet kuksiane, hezitojnë të lindin shumë fëmijë.

Unë kam qenë 17 vetë në familje. Sot ka lindje shumë pak. Njerëzit nuk kanë gjendje ekonomike që të lindin fëmijë . Fëmijët që ti lindish duhen ruajtur.S’kanë gjendje ekonomike njerëzit, duhen kushte, shkollë e shumë gjëra.

Edhe në maternitetin e Kukësit dhe konsultoren e gruas të dhënat e bluzave të bardha flasin për rënie të numrit të lindjeve. Ata thonë se lindjet pas viteve 90, janë përgjysmuar, madje me trend rënës, por është rritur shumë edhe mosha e krijimit të familjes dhe e nënave që lindin fëmijë.

E vërtëta është se lindjet pas vitit ‘90 kanë pasur ulje në mënyrë graduale. N.q.se deri në vitin 90 ne kishim mesatarisht 1200 lindje në vit, tani në kushtet e maternitetit kemi më pak se gjysma. Rallë takojmë nëna me 4-5 fëmijë. Të ralla janë lindjet në moshat 20-25 vjeç krahasuar me vite më parë.

Ndër vite lindshmëria ka rënë. Mund të themi 50-60 lindje për qytetin. Dhe janë shumë faktorë. Një nga faktorët madhorë është lëviza e çifteve të reja dhe popullatës me moshë të re në perendim.Zhvendosjet demografike nga Kukësi në vendet e tjera të Shqipërisë. Plus ëshë faktorët social-ekonomik që nuk duhen nëvlerësuar.Para 20 vitesh çiftet e reja dhe lindshmëria ishte në moshën 22-23 vjeç, kurse sot 25- 30 vjeç dhe ky është një ndër faktorët që ndikon.

Faktorë tjetër për rënien e popullësisë është rënia e numrit të martesave brenda vendit. Në gjendjen civile të Kukësit, bëhet e ditur se si pasojë e emigracionit është rritur edhe numri i martesave me shtetas të huaj, por edhe numri i lindjeve jashtë vendit që regjistrohen në gjendjen civile të Kukësit, shkruan Shqiptarja.com.

Ka një rënie me martesat brenda përbrenda. Vjet 180 martesa, sivjet 170 e ca, por janë rrit martesat me shtetas të huaj.

Aktualisht Kukësi ka 60 mijë banorë, por pas 20 vjetësh parashikohet përgjysmimi i tij në rreth 31 mijë banorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...