I vetmi gazetar që foli pa frikë për ngjarjen e Bllokut, jep detajet e asaj nate

Saturday, 06 October 2018 17:32

Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje me ‘Fax News’ nga SHBA-të ka folur rreth ngjarjes në ish-Bllok që tronditi Tiranën, ku pati 1 të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

I vrarë mbeti Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Vezaj deklaroi se personat nga ana e palës së dëmtuar ishin emra të njohur të botës së krimit dhe e shihnin veten sit ë paprekshëm. Por natën e ngjarjes ata ishin takuar për t’u sqaruar pas një konflikti që kishin pasur disa ditë më parë.

“Personat që janë përfshirë në këtë ngjarje, nga ana e palës së dëmtuar, janë pëersona të njohur të botës së krimit, kanë shumë kusure pë të kaluarën e tyre. Këta persona që ishin publik dukeshin dhe vetëvlerësoheshin si të paprekshëm, për shkak të kaluarës së tre, ata ecnin të armatosur. Nga informacionet që kam unë ata kanë patur përplasje disa ditë më parë dhe janë takuar për t’u sqaruar”, tha ai.

Sipas tij Ervin Mataj, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata ka hyrë në lokal me grupin e tij përpara grupit të Ervis Martinajt.

“Ata kanë qenë në lokal duke e pritur Ervis Martinajn dhe shokët e tij. Nga pamjëet e jashte të lokalit personat e dyshuar për vrasje kanë hyrë dispa minurta përpara. Në momentin që ka ardhur Ervisi fillimisht janë ulur për tu sqaruar por siç duket nuk kanë gjetur zgjedhje.

Efektivi I komandos besoj që ka qëlluar ne vetëmbrohjte, sepse Fabiol Gaxha (viktima) nga informacionet paraprake ka qëlluar para.

Ervisi është ulur i pari me Matajn, Bilo ka qenë në banak dhe jo në tavolinë, atij I është afruar Fabiol Gaxha, është ashpërsuar debati dhe ka nisur përpasja fizike, nga informacionet që kam Gaxha ka nxjerrë armën dhe më pas efektivi është kundërpërgjgijur në vetëmbrojtje. Efektivë të tillë është shumë vështirë ta nxjerrin armën sepse ata I kontrollojnë emocionet dhe janë shumë të qetë pasi janë të stërvitur, por ka qenë një situatë shumë e vështirë”, theksoi Flamur Vezaj.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko nëse kishte informacion se ishte Fabiol Gaxha ai që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, siç thuhet në media, Vezaj deklaroi se nuk mendon se problem ishte Gaxha në këtë mes por Ervis Martinaj, pasi Gaxha nuk do të bënte diçka të tillë pa lejen e Martinajt.

Dhe për më tepër, nëse do të ishte kështu, Ervin Mata nuk kishte pse të thërriste dhe të ulej për t’u sqaruar me Ervis Martinin, por thërriste Fabiol Gaxhën.

“Në botën e këtyre personave, në raste të tilla shoqëruesit nuk veprojnë pa lejen e eprorit, mendoj se nuk ka qenë vetëm viktima që ka ngacmuar të fejuarën e Ervin Mataj pasi Mataj ka thirrur Martinajt për sqarim, ndryshe nuk kishte pse të thërriste Martinajn por thërriste Fabiol Gaxhën. Martinaj është përfshirë në disa sherre, i gjithë sherri fillon nga Matinaj dhe e mbajnë personat rreth tij. Dyshoj se nuk ka qenë Fabiol Gaxhaj që ka ngacmuar Elvana Gjatën. Mund të ketë nisur me Ervis Martinaj sherri por ka përfunduar me Gaxhajn që ka pasur armë, por besoj se edhte të tjerët kanë pasur armë pasi kane qenë tre armë në vendgjarje. Në vendngjarje janë gjetur tre lloje gëzhojash, Bilo kam përshtypje se nuk u ka lënë shumë hapësirë personave të dëmtuar për shkak të instiktit të tij.

Është shumë shpejt për të folur për përgjegjësinë e gjithësecilit, edhe Alushi që ka qenë aty nuk besoj se ka marrë pjesë aktive në ngjarje. Besoj se në ditët në vazhdim mund të specifikohet përgjegjësia e tyre individuale. Nga infot që kam është se Mata është përplasur vetëm fuizikisht me Martinajt”, deklaroi gazetari.

Sipas Vezajt, komandoja Merviol Bilo, ishte nga 8 komandot më të mirë të Shqipërisë dhe ai nuk do ta kishte nxjerrë armën nëse situata nuk do të ishte ekstreme.

“Unë nga eksperienca di që, prej kohësh në Shqipëri nuk specifikohen rastet se ku është kufiri i vetëmbrojtjes. Nga infot, mos të them se jam i bindur qind përqind, efektivë të tillë nuk e nxjerrin pistoletën për një sherr banal, janë shumë të qetë, shumë të ftohtë, deri në momentin e caktuar kur mund të regojnë me instiktin e vetëmbrojtjes. Ai ëëshstë një ndër 8 ushtarakët më të mirë të forcave komando. Ky person ka vepruar në vetëmbrojtje”, deklaroi ai.

I pyeti për komandon e dytë Geldo Hoti i cili ndodhej në vendngjarje, gazetari deklaroi se ai ka ndihmuar personat që janë në kërkim që të largohen nga vendngjarja.

“Ka qenë prezent dhe i ka ndihmuar të largohen nga vendngjarja por mbetet për t’u parë nag hetimi.

Ajo që më shqetëson është që efektivët, njerëzit e stërvitur janë të detyruar të bëjnë punë të dytë. Kjo është një mostrajtim i mirë që iu bëhet atyre, ata janë një janë një aset kombëtar”, shtoi ai ndër të tjera.

Modifikuar më Saturday, 06 October 2018 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...