Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë rënie të temperaturave në vendin tonë.
E Diel 07 Tetor 2018
E Diel dt 07 Tetor moti do vijojë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje të pakta shiu përgjatë ultësirës Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SE) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdetin Jon Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/21°C
Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 16/26°C
E Diel 07 Tetor 2018
Kosova per ditën e Diel dt 07 Tetor moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreashje shiu të pakta. Temperaturat në mesditë do të regjistrojnë vlera nga 21°C deri në 24 °C.
E Hënë 08 Tetor 2018
Fillimi i javës dt 08 Tetor moti do vijojë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/21°C
Zonat e ulëta 16/27°C
Zonat bregdetare 17/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari