The Economist: Kujdes hendekun! Pse jetëgjatësia është më e ulët në ish-vendet komuniste?

Diel, 07 October 2018 08:20

Nga Stettin në Baltik te Trieste në Adriatik, Europa është përfshirë nga një hendek i madh i uljes së nivelit të jetëgjatësisë, shkruan The Economist.

Edhe pse në aspektin global, qytetarët e BE-së jetojnë gjatë (2.5 vite më shumë se në Amerikë dhe 4.6 vite më shumë se në Kinë), kontinenti është i ndarë. Në skajet më të largëta të spektrit, spanjollët nga Madridi mund të jetojnë deri në 85 vjeç, por ama bullgarët jetojnë deri në 73 vite pas Lindjes, një hendek i madh, prej gati 12 vitesh.
Përjashtimet e vetme janë Sllovenia, e cila ka një nivel jetëgjatësie më të lartë se mesatarja e BE-së dhe Danimarka, me një nivel më të ulët jetëgjatësie se mesatarja e BE-së. Situata nuk ka qenë gjithmonë e këtyre niveleve. Në mes të viteve 1960, letonezët dhe lituanezët kishin thuajse të njëjtin nivel jetëgjatësie sa edhe banorët e Qipros dhe ata të Francës.
Por “ndarja politike e Europës është e rëndësishme”, thotë Denny Vagero, profesor i sociologjisë mjekësore në Universitetin e Stokholmit. Pas një periudhe të gjatë konvergjence të shkaktuar nga ulja e vdekshmërisë së fëmijëve, lindja e kontinentit mbeti prapa edhe pas rrëzimit të perdes së hekurt.
Sipas Zoltan Massay-Kosubek i Aleancës Europiane të Shëndetit Publik (EPHA), një OJQ, Europa Lindore është kontinenti me numrin më të madh të personave që pinë duhan dhe pije të ndryshme alkoolike. “Ky është ndër shkaktarët kryesorë të krijimit të këtij hendeku”, thotë ai.
Zakonet e këqija dhe mjediset jo të shëndetshme janë faktorët kryesorë kontribuues për sëmundje kronike si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Hungaria është një ndër vendet me nivelin më të ulët të sëmundjeve kronike, por nuk është e njëjta gjë në Poloni, Sllovaki dhe Kroaci ku nivelet janë të larta.
Paraja thuhet se është një faktor tjetër që mund të qëndronte në rrënjë të këtij problemi, por faktet tregojnë krejt të kundërtën. Portugalia, Italia e Jugut dhe pjesa më e madhe e Spanjës kanë të ardhura për frymë në nivele të ngjashme me ato të disa shteteve të Europës Lindore dhe megjithatë gëzojnë një nivel jetëgjatësie më të lartë se vendet lindore. Skocia dhe verilindja e Anglisë gjithashtu kanë shkallë të lartë të vdekshmërisë shkaktuar nga sëmundjet kronike.
“Mënyra se si ju veproni me PBB-në është shumë e rëndësishme”, thotë z. Vagero. Disa vende parapëlqejnë t’i shpenzojnë paratë e tyre në politikën sociale, të tjerë në fushën e mbrojtjes. Por në përgjithësi, sistemet shëndetësore në Europën Lindore thjesht nuk “krahasohen me ato të Europës Perëndimore”, thotë z. Massay-Kosubek. “Pabarazitë shëndetësore janë të padrejta, sepse ato mund të parandalohen”, vazhdon ai.
Arsimimi, pastrimi i ambientit dhe përmirësimet në shëndetin mendor janë faktorë që mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Politikat e parandalimit janë të vështira për t’u arritur, edhe nëse kursehen para në një afat të gjatë.
Të gjitha makinat e vjetra të Europës Perëndimore, të cilat emetojnë një nivel të lartë gazesh të dëmshme, eksportohen të gjitha drejt tregjeve të Europës Lindore. Masat parandaluese të BE-së për të ulur pirjen e duhanit, si dizajnet e frikshme të paketave të duhanit ku pasqyrohen dëmi që ai i shkakton shëndetit tonë e deri te ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të caktuara, kanë pasur njëfarë suksesi.
Edhe konsumi i alkoolit mund të trajtohet në mënyrë të ngjashme dhe zakonisht personat që arrijnë ta lënë si duhanin ashtu edhe të heqin dorë nga konsumimi i tepërt i alkoolit i zakonisht i përkasin pjesës së arsimuar dhe të pasur të shoqërisë. Përmirësimet në shëndet nuk shoqërohen gjithmonë me një nivel më të madh barazie. Pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së po bashkëpunojnë në një plan veprimi mbi shëndetin dhe Komisioni Europian po drejton projekte për të trajtuar rrënjën e problemit të shëndetit në grupet e prekshme nga sëmundjet vdekjeprurëse.
Por jo të gjithë në Bruksel e mbështesin një bashkëpunimin. Deputetët nacionalistë mund të kërkojnë të marrin kontrollin e reformës së shëndetit publik pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, duke kufizuar interpretimin e mandatit të BE-së për shëndetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...