Roli i KLSH në vendosjen dhe shpërndarjen e kulturës së integritetit

Diel, 07 October 2018 08:33

Në 2 Tetor në Budapest u mbajt Konferenca “Roli i SAI –ve, Institucioneve Supreme të Auditimit , në shpërndarjen e kulturës së integritetit” .

Konferenca u organizua nga Zyra e Auditimit Shtetëror të Hungarisë e cila është dhe udhëheqëse e Grupit të Punës EUROSAI-t me pjesëmarrjen e SAI-t të Portugalisë, Gjykatës së Auditimit të Austrisë, SAI-t të Bullgarisë, Rumanisë, Bjellorusisë si dhe përfaqësues të Universitetit Shtetëror dhe ministrive e institucioneve të tjera të Hungarisë të përfshira. KLSH u përfaqësua me pjesëmarrjen e znj. Albana Gjinopulli, Drejtore e Departamentit të Metodologjisë dhe Strategjisë së Auditimit dhe znj. Edlira Sako Drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Konferenca kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe shumëpalësh ndërmjet institucioneve të auditimit anëtare të Grupit të Punës në mënyrë që secili prej tyre të ofrojë kontributin e tij në krijimin dhe zgjerimin e kulturës së integritetit ndërmjet vendeve të rajonit të EUROSAI-t.

Misioni i auditimit të jashtëm publik po shkon gjithnjë e më shumë tej kufijve të kontrollit tradicional në fusha të caktuara si rregullshmëria dhe pasqyrat financiare. Institucionet Supreme të Auditimit janë tashmë gardianë të qeverisjes së mirë në tërësi dhe jo vetëm të financave publike.

Eksperienca e SAI-t të Polonisë dhe Gjykatës së Auditimit të Austrisë bënë prezent se si këto ndryshime kanë vendosur para auditimit publik kërkesën për adoptimin e qasjeve të reja audituese të cilat tí ofrojnë publikut , parlamentit dhe gjithë grupeve të interesit informacion të fokusuar mbi shkallën e integritetit dhe etikës me të cilën pushtetarët dhe zyrtarët e zgjedhur ushtrojnë funksionet e tyre publike.
Eksperienca e SAI-ve më të zhvilluar në këtë drejtim tregoi se tashmë këto institucione janë angazhuar në qasje auditimi të bazuara në integritet.

Në këtë këndvështrim KLSH ka theksuar gjithnjë e më shumë rolin e saj aktiv dhe kontributin në vendosjen e një sistemi vlerash ku etika dhe integriteti përfaqësohen më një njëjtën rëndësi sikurse dhe funksioni bazë auditimi.
Pjesëmarrësit në Konferencë vlerësuan si mjaft pozitive përpjekjet e KLSH prej vitit 2012 të cilat kanë konkretizuar idetë për një ambjent me etikë e integritet në një sistem vlerash e parimesh të cilat mbështeten në ISSAI 20 “Parimet e Trasparencës dhe Përgjegjshmërisë” për të udhërhequr përmes shembullit.

Aplikimi i INTOSAINT-t – si metodologji e vetëvlerësimit të integritetit, zhvillimi i Kodit të Etikës në përputhje të plotë me ISSAI 30 “Kodi Etikës për Audituesit” i mbështetur në përvojën e institucioneve të auditimit më të zhvilluara si GAO ( Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të SHBA), ECA ( Gjykata Evropiane e Auditimit e të tjera, e pasuruar me udhëzues dhe dokumente të tjerë kanë krijuar një kuadër të plotë dhe efektiv për vendosjen dhe fuqizimin e integritetit në institucion.
Bashkëpunimi ndërmjet SAI Hungarez dhe SAI-t Gjeorgjian për implementimin e auditimit të integritetit dhe etikës në sektorin publik ofroi për SAI-t e tjera pjesëmarrëse një shembull të mirë mbi kontributin dhe shpërndarjen e kulturës së integritetit ndërmjet vendeve.

Prezantimet e SAI-t të Bjellorusisë, Rumanisë e Bullgarisë sollën në Konferencë një pamje të zhvillimeve aktuale në këto vende duke dhënë një mesazh për të gjithë të pranishmit se : Institucionet Supreme të Auditimit bëjnë dhe mund të bëjmë shume në krijimin dhe kultivimin e vlerave etike dhe integritetit në institucionet e vendit përkatës.

Adoptimi i qasjeve auditimit të bazuara në integritet dhe zhvillimi i auditimit të etikës janë tashmë risi të cilat do të sjellin shtim të vlerës së SAI-t, subjekteve që auditohen dhe më së fundi tí ofrojnë qytetarit cka ky i fundit ka renditur si më të rëndësishme në pritshmëri: përgjegjshmërinë e institucioneve publike.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...