Ushqimi “i keq” brenda katër ditësh dëmton trurin

Hënë, 08 October 2018 07:13

Vakti i mëngjesit me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqerit, pas vetëm katër ditëve, në trurin e njeriut mund të shkaktojë ndryshime serioze, tregon një studim i shkencëtarëve australianë.

Këto ndryshime lidhen me aftësinë për të mësuar fakte dhe kujtesën në përgjithësi, pasi aftësia kognitive pas vetëm katër ditëve nis të bie me shpejtësi.

Rezultatet e studimit të Universitetit Macquarie në Australi, befasuan shkencëtarët, të cilët kuptuan se pasojat e fillimit të "keq"- ushqimit jo të mirë në mëngjes, është pothuajse katastrofik për secilin individ.

Studimi u bë në bazë të mostrës së 102 personave të shëndetshëm me peshë normale. Gjysma prej tyre për katër ditë konsumuan ushqime me yndyra të këqija dhe me sheqer, derisa gjysma e dytë për mëngjes konsumoi ushqime me më pak yndyra.

Më konkretisht, grupi i parë përdori senduiq dhe milkshake çokollate, ndërsa grupi i dytë përdori versionin e njëjtë, por duke konsumuar vetëm gjysmën e porcioneve, me qëllim që të shihet ndikimi i yndyrës dhe sheqerit në aftësitë e njohjes.

Të dy grupet ditën e parë dhe të katërtën, trajtuan teste për të kontrolluar aftësinë e të mësuarit dhe kujtesës. Rezultatet treguan se grupi që kishte konsumuar ushqime me më shumë yndyrë dhe sheqer, në testet pas katër ditësh, kishin rezultate shumë më të këqija se në testin e parë. Grupi që konsumi më pak yndyrë dhe sheqer po ashtu kishte rezultate më të këqija, transmeton KP.

Testet e gjakut treguan se personat e grupit të parë kishin rritje të konsiderueshme të glukozës në gjak, gjë që ndikoi në rënien e funksionit kognitiv, derisa ata të grupit të dytë kishin më pak rritje të glukozës, pasi kishin konsumuar më pak porcione se sa grupi i parë, në mënyrë që të merrnin më pak yndyra dhe sheqer.

“Ndryshimi i niveleve të glukozës në gjak mund të rrezikojë tërë metabolizmin. Pastaj truri fillon të marrë nivele të pasakta të niveleve të insulinës së gjakut”, tha shefi i Kërkimeve në Universitetin e Sidney, Dominic Tran.

Një tjetër tipar interesant i këtij studimi, i botuar në revistat 'PLOS One' dhe 'The American Journal of Nutrition Clinical', është se grupi i parë i pjesëmarrësve në studim kishin më pak aftësi për të dalluar gjendjen e urisë dhe ngopjes, që ka të bëjë me hipokampusin, pjesën e trurit që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikon në apetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...