BERZH prezanton strategjinë e re të agrobiznesit 2019-2023, për Shqipërinë duhet nxitur prodhimi i ushqimeve

Hënë, 08 October 2018 10:10

Duke iu drejtuar sfidave në rritje që sektori i agrobiznesit ballafaqohet në rajonet e BERZH-it, Banka ka nisur strategjinë e saj të re për sektorin për periudhën 2019-2023. Sipas njoftimit më të fundit të Bankës, bëhet e ditur se në bazë të strategjisë së re, është planifikuar qasje dhe financim drejtuar sektorit të agrobiznesit, edhe për Shqipërinë. BERZH thekson se në Shqipëri duhet investuar në drejtim të rregullimit të balancës import-eksport, pasi rezulton si një ndër vendet me deficit për produktet ushqimore.

Rritja e popullsisë dhe zhvendosja e kërkesave ushqimore parashikohen të çojnë në një rritje prej 50 për qind të kërkesës për ushqim deri në vitin 2050, gjë që do të ketë një ndikim të qartë në burimet e fundme natyrore dhe në mjedis.

Investimet e EBRD-së përbëjnë 31% të investimeve multilaterale në sektorin bujqësor dhe 91% në agro-përpunim, për Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë, Taxhikistanin, Turqinë dhe Ukrainën. Për këto shtete, u krijuan linjat e kreditimit të agrobiznesit me bankat partnere lokale për të arritur në mënyrë efikase nën-huamarrës më të vegjël dhe për të siguruar kredi të përballueshme për fermerët gjithashtu të përfshirë në bujqësinë primare, citon Banka.

Strategjia e re e agrobiznesit të BERZH-it njeh diversitetin e ekonomive ku Banka investon dhe reagon ndaj një mjedisi në ndryshim duke adoptuar një qasje të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe inovative. Përfshirja e Bankës në këtë sektor shtrihet nga bujqësia primare përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës.

Natalja Zhukova, Drejtore e BERZH për Agrobiznes, mirëpriti miratimin e dokumentit nga Bordi i Drejtorëve të Bankës: “EBRD është ofruesi më i madh i financave në sektorin e agrobiznesit në rajonet e tij të operacioneve. Ushqimi luan një rol themelor në jetën tonë dhe një grup inovativ mendojnë se duhet lëvizur drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në këtë sektor. ”

Strategjia thekson nevojën për të gjetur një balancë midis kërkesës për prodhime bujqësore dhe ndikimit që proceset e prodhimit shpesh kanë në mjedis. Strategjia do të zbatohet me një qasje të përshtatur përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, për të rritur në mënyrë efikase prodhimin ushqimor dhe për të ruajtur burimet natyrore duke reduktuar ndikimin mjedisor dhe social të agrobiznesit.

Në ekonomitë ku investon, BERZH është institucioni më aktiv multilateral në sektorin e agrobiznesit. Strategjia do të zbatohet me një qasje që është përshtatur për secilën prej këtyre ekonomive. Ndërmjet viteve 2010 dhe 2017, Banka investoi 6.7 miliardë euro në 447 projekte në sektorin e agrobiznesit, që përfaqëson 8 për qind të investimit vjetor kumulativ të BERZH-it gjatë kësaj periudhe.

Për shtetet respektive, si dhe Shqipërinë, strategjia thekson:

Duhet rritur teprica e eksporteve ushqimore dhe defiçiti i importit. Tregtia është një pjesë thelbësore e përmirësimit të rezultateve të sigurisë ushqimore, deficitet në rritje krijojnë cënueshmëri ndaj paqëndrueshmërisë në të ardhmen.
Rritja e tregtisë rajonale dhe ndërlidhjet e tregut nxitin zhvillimin e avantazheve krahasuese dhe rrit elasticitetin ndaj goditjeve. Në të njëjtën kohë, logjistika ndërkufitare dhe transporti do të kontribuonin në një gjurmë më të lartë mjedisore, nëse nuk kompensoheshin nga efikasiteti dhe përmirësimet në teknologji.
Përmirësimi i produktivitetit dhe rritja e eksporteve të drithërave nga Evropa Lindore, Ukraina, Kazakistani, Rumania, Bullgaria dhe shtetet baltike ulin çmimet botërore dhe përmirësojnë sigurinë ushqimore në vendet e deficitit ushqimor.

Login to post comments